Aktualitet

Mediat serbe: SHBA vendos kushtin, Vuçiçit i kërkohet njohja e Kosovës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:45 - 03/09/20 |
mapo.al

Mediat serbe njëzëri raportojnë se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç i është vendosur përpara në Uashington një dokument për njohjen e Kosovës.






Sipas gazetave Kurir dhe Blic, ai duhet ta bëjë njohjen e Kosovës që në takimin e së premtes. Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse ky dokument është i vërtetë. Një ministër serb i tha VOA-s se në dokument përfshihet edhe njohja e ndërsjellë.


Kurse gazeta e njohur Guardian shkruan se për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë po investohet vetë presidenti Donald Trump, që shpreson se me arritjen e një marrëveshje, të shtojë gjasat për t’u zgjedhur president sërish në nëntor.







Kosova dhe Serbia bisedojnë sot në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe :  Berisha non-grata, Kim: Ata që thonë se janë të habitur, nuk janë të sinqertë


Para takimit ishte thënë se bisedimet do të përqendrohen tek çështjet ekonomike dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan sekret për zgjidhjen politike.



Më herët gjatë ditës ambasadori Grenell, shkroi se populli i Kosovës dhe i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi të zhvilluar. Në një postim në rrjetin twitter ai tha se “sot është i përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me perëndimin. Le ta lëmë mënjanë politikën”, shkroi ai.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha para se të fillonte takimi se me Serbinë do të bisedohet vetëm për njohjen e ndërsjellë, ndërsa presidenti serb, tha se pret takim të vështirë, por “dorëzimi nuk është një opsion”.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas