Aktualitet

Mediu: Ka tentativa për blerjen e votave, shqiptarët të zgjedhin të lirë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:21 - 19/04/21 |
mapo.al

25 prilli për kryetarin e Rartisë Republikane është pika ku do të ndahet mbrojtja e demokracisë nga qeveria që ka sjellë largimin e të rinjve në emigracion. Në Rrogozhinë, Fatmir Mediu dënoi shitblerjen e votës dhe kërkoi që shqiptarët të zgjedhin të lirë.






“Është një vendim që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë, familjeve tona dhe të vendit tonë. Kemi 30 vite që përpiqemi për të ndërtuar një shtet demokratik ku zëri ynë si qytetar të këtë vlerë ku forca dhe dinjiteti ynë të respektohet, ku ne të kemi mundësi te kemi pune dhe nëpërmjet punës të garantojmë dhe dinjitetin dhe marrëdhënien tonë familjare”, u shpreh Mediu.


Për Mediun është e rëndësishme që të ketë pjesëmarrje të madhe në votimet e së dielës.

“Rama ik!”duhet t’a bëjmë realitet, dhe do e bëjmë realitet duke besuar tek vetja jonë. Mbi 92% e atyre që kanë studiuar jashtë, me mundin dhe djersën e prindërve të tyre që kanë pasur ëndërr që ata të kthehen në Shqipëri për t’u bërë liderët e së ardhmes, të ndërtojnë për familjet e tyre dhe për Shqipërinë nuk duan të kthehen më”, tha kreu i PR.



Fatmir Mediu u bëri thirrje qytetarëve të largojnë një qeveri të keqe e cila ka sjellë vetëm emigrim të rinisë dhe trurit e nga vend. Mediu shprehet se koalicioni i PD në program në qendër të vëmendjes ka investimet për rininë dhe mbështetjen e tyre.


Ai theksoi gjithashtu edhe masive të të rinjve si një pengesë në zhvillimin e ekonomisë. në zhvillimin ekonomik të vendet.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas