Aktualitet

Mediu me strukturat e PR në Kukës: Rama po zhbën arritjet dhe sakrificat e shqiptarëve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:16 - 17/11/20 |
mapo.al

Partia Republikane zhvilloi takim me koordinatorët e sajt në Kukës. Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka theksuar se Rama po zhbën çdo arritje dhe sakrificë të shqiptarëve.



“Ai kërkon të vrasë shpresën dhe besimin në vlerat e lirisë dhe demokracisë. Politikat e tij kërkojnë shpopullimin e Shqipërisë nga njërzit e aftë dhe profesionistë, duke rrënjosur në qeveri mediokritetin dhe korrupsionin”, ka deklaruar mes të tjerash Mediu.


“Kukësi dhe mbarë Shqipëria është zhytur në varfëri, korrupsion dhe pasiguri. Ekonomia është në kolaps, taksat e larta dhe korrupsioni po shkatërrojnë mundësinë për të bërë biznes. Papunësia është prezent në familjet shqiptare. Pandemia e Covid po krijon drama të rënda në shumë familje, por mosmbëshetja nga qeveria dhe shkatërrimi i bizneseve po kthehet në dramë kombëtare. Sistemi shëndetësor dhe ai arsimor janë në gjëndje të mjerueshme, për shkak të regjimit të korruptuar të Ramës”, është shprehur Mediu.




Në vazhdim të fjalës së tij, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu theksoi se: Rama po zhbën çdo arritje dhe sakrificë të shqiptarëve. Ai kërkon të vrasë shpresën dhe besimin në vlerat e lirisë dhe demokracisë. Politikat e tij kërkojnë shpopullimin e Shqipërisë nga njërzit e aftë dhe profesionistë, duke rrënjosur në qeveri mediokritetin dhe korrupsionin.



Politika mjerane e qeverisë duke përsëritur mashtrimet, duke sharë dhe fyer këdo, kërkon të krijojë një shtrembërim moral në shoqëri, ku e keqja, gënjeshtra dhe vjedhja të bëhen të pranueshme. Kukësi dhe Shqipëria është zhytur në papunësi dhe varfëri. Situata e rëndë shëndetësore e Covid-19, pamundësia për t’a përballuar finaciarisht, po shoqërohet me shkatërrimin e ekonomive familjare, dhe e vetmja mundësi ekonomike është ndihma nga emigracioni, pjesa më aktive, rinia dhe profesionistët janë larguar në emigracion.


Rama është i vendosur për të manipuluar zgjedhjet, prandaj opozita duhet të ngrihet në nivelin e përgjegjësisë kombëtare, për të garantuar liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, të drejtën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Refuzimi që Rama i bën Bashkimit Europian është refuzimi që i bën qëllimeve tona si shtet dhe komb, për të ruajtur me çdo kusht regjimin e tij të korruptuar. Ne kemi mundësinë dhe duhet të bashkojmë shqiptarët kundër këtij regjimi, por mbi të gjitha të bashkohemi për ta bërë Shqipërinë Europiane, brenda mandatit të parë qeverisës.

Një komb, një qëndrim, ka qënë moto e gjithë politikave dhe politikanëve shqiptarë, ndërsa sa ka ardhur në pushtet Rama, paternalizmi i tij ndaj Kosovës, “miqësia” me Vucic dhe Serbinë, e cila nuk ka reshtur për të rikthyer hegjemoninë në Ballkan, ka sjellë një çorjentim total në politikat tona rajonale dhe marrëdhëniet me partnerët, përçarje dhe shpërfillje të faktorit politik shqiptar.

Në këtë situatë ku po tentohet të zhbëhet historia e Kosovës dhe shqiptatëve, politika e Ramës është përçarëse. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe asnjëherë nuk shtroi një çështje të interesit kombëtar në pikpamje të sigurisë, kishte dhe ka Presidencën e OSBE dhe asnjëherë nuk shtroi çështjen e të zhdukurve në Kosovë nga regjimi i Miloshevicit dhe Vucicit”, tha Mediu.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas