Saturday, September 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Mediu në Kombinat: Ta kthejmë 25 prillin në ditën e shqiptarëve që duan shtet

by mapo.al
21/04/2021
in Aktualitet, Politika
0

Kandidati i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim ma banorët në zonën e Kombinatit

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një fushatë fyese duke përbaltur kundërshtarët politikë.



Ai gjithashtu theksoi se 25 prilli është vendimtar për të ardhmen e vendit dhe se qytetarët shqiptarë duhet të votojnë ndryshimin.

Pjesa nga fjala e Fatmir Mediut:

“Edi Rama po risjell mashtrime të diktaturës komuniste. Edi Rama e filloi fushatën me fyerje, sharje, përbuzje çdo ditë, duke anatemuar kundërshtarët e vet politik, duke i përbaltur ata, duke sharë shqiptarët, duke fyer shqiptarët pretendon se është “I zgjedhuri” për te çuar Shqiptaret në maja, sepse paska parë një ëndërr që ky është njeriu që e paskan zgjedhur që të kapë majat dhe do të kapë majat bashkë me shqiptarët, prandaj është këtu, vetëm për shqiptarët. Një njeri që 8 vjet, jo vetëm nuk ka ngjitur ndonjë majë, por ka shkatërruar çdo gjë që kemi ndërtuar në 30 vite demokraci. Shkatërroi shtetin, pushtetin gjyqësor, shkatërroi Parlamentin, shkatërroi qeverinë, shkatërroi çdo gjë, vetëm që ai të sundonte këtë vend me klikën e tij të korruptuar.

Edi Rama nuk mund të kapë asnjë majë, përveçse të qenurit kampion të varfërisë në Ballkan, përveçse për të qenë kampion të trafikut të drogës në Ballkan, kampion të korrupsionit dhe të mungesës së funksionimit të shtetit në Shqipëri.

U përpoq të shkatërronte dhe shpirtin dhe identitetin tonë si shqiptarë. Si asnjëherë tjetër në historinë tonë kombëtare, që kur ka ardhur Edi Rama në qeveri, janë 490 mijë shqiptarët që janë larguar, të rinj dhe të reja, profesionistë të aftë dhe të zotë, që përpiqen të gjejnë një mundësi për të ndërtuar jetën e tyre diku tjetër dhe jo në vendin tonë. Kjo është një dramë jashtëzakonisht e madhe.

Është dhe një dramë e madhe politike, sepse Edi Rama këtë qëllim ka, që të largojë pjesën e aftë të shqiptarëve, në mënyrë që ta ketë të lehtë që të kontrollojë dhe varfëria dhe frika që përpiqet të imponojë Edi Rama, mendon që mund t`i bëjë shqiptarët që të jenë kokë ulur dhe t`i shkojnë nga mbrapa interesave të tij korruptive.

Rama ka marrë peng Shqipërinë ai s’ka me as përgjegjësi politike, as qeverisës dhe as ndjesi njerëzore. Ai na shikon si qenie të pa vlefshme, që mendon se mund të bëjë si të dojë me ne dhe me jetët tona. Pra reflektimi i parë duhet të vijë në raport me dinjitetin e gjithsecilit. E para, që jemi njerëz që kemi identitet dhe këtë nuk e shesim për asnjë interes politik.

E dyta, sepse mendojmë që ne punojmë fort për familjen tonë, për fëmijët tanë, për prindërit tanë, për vendin tonë.

E treta, sepse kemi pasur një qëllim që në vitet 1990, t`a bëjmë Shqipërinë europiane, të jemi shqiptarë të bashkuar në Europën e bashkuar dhe këtë ëndërr nuk mund t`a lëmë përgjysmë për interesat e Edi Ramës.

Unë vlerësoj në “Aleancën për Ndryshim”, vendosjen në qendër të programit e individit dhe familjes, mundësitë për të rinjtë dhe të rejat për t`u arsimuar dhe punësuar, jo vetëm kreditimi për Universitetet por dhe për bizneset.

Po ashtu zhvillimi i bizneseve me taksat e ulëta, dhe taksa e ulët 9%, është taksa për t`i lënë më shumë para në xhep gjithë shqiptarëve, është taksa për t`i dhënë një mundësi tjetër çdo individi dhe çdo familje dhe bizneseve për t`u zhvilluar.

Dhe po t`a bëni një analizë, nga taksa mbi 15% që paguajnë pjesa më e madhe sot, po të fusim dhe tarifat e larta të dritave, të ujit çdo gjë që ka ngritur Edi Rama, po të bëjmë një analizë të një menaxhimit të drejtë të një shteti të drejtë, janë me mijëra euro që ngelin në xhepin e gjithsecilit individ në shoqërinë tonë.

Ka ardhur koha që në qoftë se flasim se duam të kemi një Shqipëri europiane, nuk mund t`a shohim këtë thjesht si një proces politik, se një ditë Brukseli do të kënaqet me ne dhe do të na thotë po, por duhet t`a shikojmë si një realitet të ndërtimit të vlerave europiane në Shqipëri, duke respektuar liritë dhe të drejtat, duke respektuar mundësitë për punësim, duke punësuar njerëzit, duke ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe institucione të përgjegjshme, një qeverisje që nuk mendon që shqiptarët janë shërbëtorë të shtetit, por një shtet që mendon që është shërbëtor i qytetarëve, një shtet që buron nga vota e qytetarëve dhe për interesat e qytetarëve. Ta kthejmë 25 Prillin në ditën e shqiptarëve të mirë që duan shtet dhe duan demokraci.”

Tags: Fatmir MediuTakim me banoret ne Kombinat

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Basha kujton 22 marsin: Ta çlirojmë Shqipërinë nga e keqja që e mban peng

Basha falenderon komunitetin shqiptaro-amerikan: Mirënjohës për mbështetjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In