Aktualitet

Mediu: Situata e rëndë e pandemisë, duhet transparencë dhe përgjegjësi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:34 - 23/11/20 |
mapo.al

Në takimin me një pjesë të Koordinatorëve të Njësisë Nr.10 në Tiranë, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, theksoi se:



“Situata e rëndë e pandemisë, kërkon transparencë dhe përgjegjësi.
Të gjithë ne, vlerësojmë në radhë të parë përkushtimin e mjekëve, dhe i kërkojmë qeverisë të mbrojë jetën e tyre, duke garantuar çdo gjë që është e nevojshme për ta.


Opozita ka propozuar masat që duhen, për të kontrolluar pandeminë, sipas rekomandimeve dhe praktikave më të mira Europiane, ndërkohë që qeveria Rama, jo vetëm shpërfill mendimin e specialistëve dhe opozitës, por për më tepër, e përdor këtë pandemi, për luftë dhe interesa politike.



Qindra qytetarë, janë në pamundësi për të marrë mbështetjen e nevojshme, janë në pamundësi për të përballuar kostot e ilaceve dhe mjekimit për COVID-19, të cilat kalojnë mbi 2-3 herë pagën e tyre mujore.

Lexo edhe :  Meta mesazh për udhëheqësit fetarë: Edukojnë rininë me dashuri për atdheun


Ekonomia dhe papunësia janë prezent në pjesën më të madhe dhe familjeve shqiptare, ndërsa taksat e shqiptarëve shpërdorohen për interesa korruptive.


Situata rëndohet çdo ditë, dhe sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, Rama me qeverinë e tij, vazhdon politikën antishqiptare, duke ju kundërvënë kërkesave të BE me justifikime absurde.

Në këto kushte, opozita në rrugën e saj të ndryshimit, duhet të bashkojë shqiptarët kudo që ndodhen, me një program të qartë, duke filluar nga trajtimi dhe mbrojtja e interesit kombëtar, anëtarësimin e Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme, vendosjen e shtetit kushtetues, luftën kundër krimit e korrupsionit dhe refomat e thella ekonomike, mbështetjen e biznesit dhe punësimit.

Koordinatorët e PR në çdo qendër votimi, duhet të identifikojnë problemet, dhe të bashkohen me përfaqësuesit e tjerë të opozitës, në mbrojtje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas