Aktualitet

Mediu – socialistëve: Të shmangim konfliktin civil. Të ndalim Ramën






               Publikuar në : 19:07 - 24/06/19 |
mapo.al

Kreu i PR-së, pjesë e opozitës së bashkuar, Fatmir Mediu i është drejtuar me një thirrje të posaçme socialistëve të bashkohen kundër zgjedhjeve farsë të 30 qershorit. Ai thotë se “ky proces është antikushtetues dhe ilegjitim, bie ndesh me Kushtetutën, ndaj duhet ndalur”.


Deklarata e plotë:

Në emër të Partisë Republikane, i bëj thirrje gjithë socialistëve që besojnë tek liria dhe demokracia, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, tek qeverisja nga njerëzit dhe për njerëzit, që duan një shtet pa krim dhe korrupsion, socialistë që kanë kontribuar në këto vite pluralizëm, për demokracinë dhe Shqipërinë anëtare e NATO-s dhe BE-së;

Të bashkohen me gjithë shqiptarët për të shmangur konfliktin civil që po përgatit Rama me klanet e tij, nëpërmjet një procesi farsë zgjedhor, të paprecedent në 30 Qershor.

Ky proçes është antikushtetues dhe ilegjitim, vjen ndesh me Kushtetutën, garantimin e unitetit të popullit dhe pluralizmit, votimit të lirë dhe të fshehtë.

Rama ka kapur dhe përdor politikisht institucionet zgjedhore si KQZ, me mazhorancë politike antikushtetuese, e provuar e paligjeshme dhe politike në çdo vendim te saj, Kolegjin zgjedhor nëpërmjet presionit mbi gjyqtarët për vettingun politik.

Rama ka vjedhur zgjedhjet në çdo rast me bandat të cilat kanë komanduar strukturat e Partisë Socialiste.

Ka shkatërruar parlamentarizmin, duke e kthyer Parlamentin në një teatër qesharak dhe absurd.

Ka shkatërruar dhe po shkatërron pushtetin gjyqësor, jemi i vetmi vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

Procesi farsë dhe i dhunshëm që po organizon më 30 Qershor, është instalimi përfundimtar i grushtit të Shtetit dhe diktaturës së krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Shqiptarët dhe opozita kanë të drejtën legjitime kushtetuese, bazuar në dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, që të mos lejojnë një proçes të tillë, të shkatërrimit të Shqipërisë dhe do jenë të bashkuar në çdo skaj të Shqipërisë, për të mbrojtur pluralizmin dhe Kushtetutën.

Në 30 qershor nuk duhet dhe nuk do ketë zgjedhje të ligjshme.

Në emër të Partisë Republikane i bëj thirrje faktorit ndërkombëtar, atyre që kanë mbështetur pluralizmin, kushtetutshmërinë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, që mbështetën Shqipërinë në NATO dhe rrugën tonë Europiane, të ndalojnë këtë krim elektoral dhe antikombëtar të Ramës me pasoja për Shqipërinë dhe Rajonin.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas