Policia italiane në Rimini ka zhvilluar një super-operacion, duke shkatërruar një bandë kriminale që merrej me trafik ndërkombëtar të drogës. Trafiku kryhej kryesisht në tri shtete; Shqipëri, Itali dhe Spanjë.
Karabinierët kanë arrestuar gjithsej 18 persona, ndërsa janë sekuestruar 130 kilogramë drogë. Operacioni u shtri në tetë provinca italiane; Rimini Bologna, Ferrara, Ravenna, Modena, Vercelli, Terni dhe Matera, në Barcelonë dhe në Vlorë, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Hetimet identifikuan një grup kriminal, të përbërë nga italianë, shqiptarë dhe afrikano-verior, që vepronin në lëvizjen e sasive të mëdha të marihuanës dhe hashashit në boshtin Spanjë-Itali, të destinuara për sheshet e tregut të Bolonjës.
Dyshohet se ky grup kriminal, përpos se merrej me trafik droge, kishte të zhvilluar edhe veprimtari të tjera të jashtëligjshme si tregtia e armëve, grabitja etj.