Aktualitet

Megaoperacioni i policisë italiane në Bari, zbulohen emrat e dy shqiptarëve të arrestuar





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 19:37 - 17/01/20 |
mapo.al

Mediat fqinje kanë zbardhur emrat e dy shqiptarëve të arrestuar, nga policia italiane në San Salvo, pas megaoperacionit të kryer në Bari.


Bëhet e ditur se shqiptarët e arrestuar janë Denis Bimi, 29 vjeç dhe Besmir Sylija, 25 vjeç, të dy emra të njohur për policinë, sepse ishin të përfshirë në operacionin “Evelin”, që u ekzekutua në 30 nëntor 2018, pjesë e bandës së akuzuar për trafik droge.



Të dy janë akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim shitjen e lëndës narkotike.


Denis Bimi mbrohet nga avokatët Antonello Cerella dhe Antonio Valentini i forumit L’Aquila dhe Besmir Sylja i mbrojtur nga Antonella Cerella dhe Marisa Berarducci.


Etiketa: , , ,

Pas