fbpx

ShowBizz

Meghan përlotet gjatë intervistës, rreth 70 mijë fansa i dalin në krah





               Publikuar në : 14:18 - 20/10/19 |
mapo.al

#TëDuamMeghanMarkle. Ky është hashtag-u që po haset së fundmi në rrjetin social “Twitter”, fill pas intervistës së dukeshës të Sussex-it për “ITV”, ku edhe u përlot.


Meghan Markle u mor në pyetje dy ditë më parë, për sulmet mediatike. Kur gazetari e pyeti nëse ndjehet mirë, Markle nuk arriti të përmbahej.



Pikërisht në sajë të këtij momenti, duket se rreth 70 mijë fansa janë mobilizuar në rrjet, për t’i treguar se e mbështesin në rrugëtimin mbretëror.


“Veçanërisht si femër, është vërtetë e tepërt. Kjo e kalon vështirësinë e të qenurit një e sapomartuar dhe nënë e re. Gjithashtu ju falenderoj që më pyetët nëse jam mirë, jo shumë njerëz interesohen për këtë gjë”-tha Meghan Markle, duke shtuar më tej e përlotur se nuk është aspak mirë, përkundrazi.


Etiketa:

Pas