Aktualitet

Melania Trump thyen traditën, nuk fton Jill Biden në Shtëpinë e Bardhë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:10 - 19/01/21 |
mapo.al

Në SHBA është traditë që Zonja e Parë në ikje t’i bëjë një shëtitje nëpër Shtëpinë e Bardhë Zonjës së Parë të ardhshme, ndërkohë që bëhen ndryshimet në presidencë. Edhe Michelle Obama ftoi në janar të 2017-tës Melania Trump për një turne rreth shtëpisë, pavarësisht se asokohe Donald Trump vinte në dyshim shtetësinë e bashkëshortit të saj, ish-presidentit Barack Obama.



Ndërkohë, 4 vite më vonë, Melania jo vetëm që nuk e ftoi në Shtëpinë e Bardhë bashkëshorten e Biden, por e mbylli fjalimin 6-minutësh duke thënë se ka qenë “nderi më i madh i jetës” t’i shërbejë SHBA-ës.


Melania Trump do është e para Zonjë e Parë moderne që nuk  ftoji gruan që do të zëvendësojë atë në Shtëpinë e Bardhë për një shëtitje në dhomat private në katet e dyta dhe të treta”, ka thënë një burim.




Ndërkohë diçka e tillë ishte paralajmëruar, sepse që javën e kaluar u tha se Melania nuk i kishte bërë ende asnjë ftesë Jill Biden. Ditën e nesërme Joe Biden dhe zëvendës presidentja, Kamala Harris, do të inagurojnë nisjen e detyrës së tyre të re në krye të SHBA-ve. Disa javë më parë pati një konflikt, që rezultoi edhe me disa të vdekur, në Capitol, pasi mbështetësit e Trump refuzojnë të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.



1



Etiketa: ,

Pas