fbpx

Mapo Letrare

Melankolia përgjigjet me një ritëm tingëllues





               Publikuar në : 18:24 - 30/11/19 |
mapo.al

Poezi nga Giusy Nisticò


Të lexosh shpirtin e poetes



Të lexosh shpirtin poetik të Giusy Nisticò, “Fijet e fjalëve” do të thotë të kesh” një shpirt të qetë dhe të gëzueshëm”, i cili të kujton një durim të jashtëzakonshëm, ku poeti përballet me realitetin në faqet e tij, në fillim me një sy tjetër, së pari të paqartë dhe më vonë ngadalë ngadalë, në një det të qetë ku paqja mbretëron dhe fiton betejën me kryeveprat e tij … Giusy është një sirenë që na paralajmëron me zërin e saj të fortë, dhe vazhdon … nuk ndalet, edhe nëse zërat e errëta përpiqen të shtypin rrugën e saj.


Duke lexuar vargjet e këtij libri mendova se lindja e një poeti është një privilegj, ku transparenca, e vërteta, besnikëria janë dhurata që ngjizen tek ta … Koha nuk i transmeton ato, po mbeten të virgjëra me fjalët tona që dalin dhe depërtojnë në të gjitha nuancat e ngjyrave.

Shpirti na shtron shumë pyetje për jetën, të cilat nuk gjejnë përgjigje dhe mbeten në thellësinë e egos sonë, që pastaj na shtyjnë të bërtasim falas .. sepse poezia është e lirë dhe transmeton tingujt e shpirtit. Një ndjenjë që drejton mbase një mendim “të dobët”, por me vetëdije se kemi kapërcyer tejkalimin e komplikimeve, që jeta na jep si provë. Ne gjithmonë kemi synime në ekzistencën tonë tokësore …
Cfarë jemi nëse heqim dorë? Ato ndihmojnë për të ngritur dhe dhënë një kuptim unik për pjesët që ngjiten në këtë jetë mbytëse, të përbërë nga paragjykime … nga ana tjetër forca e brendshme tek ne, lufton fort, duke ndjekur parimet dhe vlerat për të jetuar çdo ditë.

Dashuria është si një kristal që shkëlqen dhe reflekton si një magjepsje. Dashuria është forca që përqafon universin është ajo që lexojmë me pak fjalë në poezinë e Giusy Nisticò, nuk ka nevojë për fraza të fortifikuara për të sofistikuar poezinë. Ndjenjat janë si agimi i çdo mëngjesi drejt të cilit të gjithë shikojnë lart, në një fakt të vërtetë: rebelim i drejtpërdrejtë me kohën hipokrite duke i shpallur luftë të pamërshirshme. Për t’i dhënë sens asaj që do të thotë të besosh? Të besosh në një jetë sublime me aq shumë pasion për të dhe poezinë, e cila na ndihmon të zgjidhim nyjet e shpirtit dhe si shpërblim na bën më të fortë drejt rrugës sonë, drejt një jete dinjitoze, që gjithmonë të rëfejmë dhe shkruajmë të vërtetën e saj.

Anila Dahriu

Të fshihesh
Qetësia e syve,
shkëlqen në një vit të ri,
me shumë butësi.
Shpresat mbivendosen në kahe të ndryshme,
me premtime të largëta por kurrë të zbrazëta.
kujtimet duken se pikturojnë flatra të lira shumëngjyrëshe,
të cilat në fund të punës bëhen kryevepra.

Pasiguri

Pasiguria e Sirenës,
si një shi gurësh,
shtyp një shpirt të shqetësuar.
Por të kuptuarit dhe përsosmëria
është një avantazh që nuk duhet të nënvlerësohet.
Kush flet dhe nuk guxon,
largohet në marshim,
por pastaj ajo duhet të rikthehet.

Paqëndrueshmëria

Melankolia përgjigjet me një ritëm tingëllues.
Thunder pushon falas, ngjasje e sjellje të gabuar.
Dobësitë janë asgjësuar,duke u rrëshqitur,
në një çast të papërlyer,
që ndryshk zinxhirët e së kaluarës së rreme.
Vija e mbarimit, largimi i tejngopur,
shkatërron një mur të pashëm.
Energji e re, të një identiteti
Që vërdalliset rreth e rrotull me dinjitet.

Kristal

Transparente e ndritshëme,
pasqyron jo vetëm imazhe të shkëlqyera.
Një bukuri e magjepsur,
si një ajër ëmbëlsie,
lejon që vetë të përshkohet nga reflektimet e qarta.
Një frymë e brendshme, mbush orët me poema.
Një dëshirë e pashtershme të pasionit që shkrihet në diell pas acarit.
Të besosh vetëm të besosh,
një shteg të ndërgjegjshëm për mbijetesë,
një kujtim dhe mendimi që rrjedh,
si një lumë në përmbytje.

Një njohje e dashurisë, emancipimi natyror, i vlerave dhe bujarisë së madhe, për të zgjidhur gjithçka me ndershmëri të plotë.

Kënd

Një klithmë dashurie e mbyllur në zbrazëti,
Merr krahë nën degët e zemrës.
Zotëruse dhe e vetmuar, e ëmbël dhe eksenziale,
Vlon në fragjilitetin e kohës,
Dëshira të pafundme, motivet dhe pasionet
Fshijnë më në fund iluzionet
Duke përforcuar magjinë e fatit të dashuruarve.

Segni

Sublime melodia e ditës si një piumë e lehtë
Përciell qetësinë e natës.
Jeta shndritë,
Kurorëzon dhe zbeh një imazh të gabuar dikur,
Ndryshimet përciellin ulërimën e qiellit
Tek shpërthen në ngjyra ylberësh.
Mbi një botë ireale për tu zbuluar.

Hapësirë

Nën hijen të lemzës së saposhfaqur,
Kërcejnë inkonat e çmendura.
Nën qetësinë e çuditshme
Një zë i thellë mbështiellë istinte
Dhe intimitet kaq të ndryshme nga realiteti.

Batiz e zbatizë

Bregëdetet të konsumuara nga valët e bardha,
Të destinuara të përmbledhin vetveten.
Në vazhdimësi, të qeta pa u turbulluar
Ndyshojnë imazhet.
Ndër ajër një lot drite
Përkëdhel qiellin magjik,
Dhe ndër det e bregdet
Shpërthën eklipsi.

Të rilindësh
E bukura dhe këndshme jetë,
Ndërsa fillon me dëshirën të këndosh
Këngë të sapokrijuar.
Një zjarrmi del nga zjarrmia
Për të kulmuar kështiella të mbrojtura.
Rrjell burimi i mëngjesit,
Shpërthen mendimet
Dhe zotëron kohërat.
Zhgarravitjet e bojës së shkrimit,
lënë gjurmë nëpër udhë
Për të shoqëruar e firmosur
Gjithëçka që do të vijë.

Giusiy Nistico, poetesha e talentuar jeton në Ciro Marina(Kalabria) dhe është një nga figurat më të rëndësishme sociale në rolin e presidentes në shoqatë internazionale“Fidapa” (shoqatë mbrojtëse për të drejtat e gruas) në jug të Italisë. (Kalabria Kampana) Në maj ka publikuar librin e saj të parë titulluar “Shpirti poetik”, në korrik 2014 “Dridhjet e zemrës”, në mars 2016 “Fijet e fjalëve”, dhe 2018 “Koha e ndienjave”.

Shqipëroi Anila Dahriu 23.11.2019


Etiketa: , ,

Pas