Dy persona, babë e bir janë plagosur me thikë nga një 26-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme pas një konflikti mes autorit dhe të plagosurve.
“Bledar Salaj banues në Drizdar të Mallakastrës dyshohet se rreth orës 16: 30, në kullotat e fshatit ” Buzkalemaj” , pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit A.M 50 vjeç dhe K.M, 20 vjeç,(babë e bir), banues në Memaliaj, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.
Pas ngjarjes policia ka arrestuar në pyllin e fshatit ” Buzkalemaj” autorin e ngjarjes.
Kjo ndërhyrje në kohë rekord e policisë , ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti të mëtejshëm mes të afërmve të palëve, pasi autori kishte ardhur nga Fshati Drizar i Mallakastrës me bagëti në kullotat e fshatit Buzkalemaj.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër , për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose me shumë personave’ e mbetur në tentativë”.