Aktualitet

Memli Krasniqi në krye të PDK-së, Albin Kurti i shtrin dorën e bashkëpunimit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:03 - 03/07/21 |
mapo.al

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit për tema me interes kombëtar.






I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi. Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.


Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve. Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili” shkruan Kurti.







Zgjedhja e tij u bë në konventën e dhjetë të kësaj partie, e cila u mbajt sot në Prishtinë. Memli Krasniqi u zgjodh me votim të hapur. Pas votimit, premtoi se do të drejtojë partinë me synimin për t’u rikthyer në udhëheqjen e shtetit.

Lexo edhe :  Reciprociteti i targave, Albin Kurti: Po zbatohet marrëveshja, Serbia është dakord


LEXO EDHE:



Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas