fbpx

Aktualitet

Memoriali turk/Malaj i citon Veliajt Kadarenë: Mbijeton duke gënjyer





               Publikuar në : 12:56 - 13/08/19 |
mapo.al

Arben Malaj vijon kritikat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, për ngritjen e memorialit për viktimat turke. Këtë herë ai i ka cituar disa rrjeshta nga shkrimtari Ismail Kadare duke kujtuar Veliajt se kur vetë Turqia kërkon të futet në Europë, Shqipëria po kthehet si vilajet i Turqisë.


“Mashtrimi dhe papërgjegjshmëria e Veliajt janë të pa imagjinueshme. Ai as nuk preket, as nuk skuqet kur gënjen në mes të ditës për një ngjarje që mund të përligjet veç për përfitime të tij, jo vetëm politike. Të tentosh të trembesh Evropën që të mos na vonojë ne integrimin evropian, se opsioni (B) është “vilajetizimi” me Turqinë, është amatorizëm foshnjor në politikën e jashtme dhe naivitet që vetëm na dëmton si vend dhe si komb.



Shkrimtari ynë i talentuar Ismail Kadare, e ka shpjeguar në mënyrë brilante në këtë libër, se Turqia që kërkonte ta sundonte Evropën siç bëri 500 vite me Shqipërinë, jo vetëm dështoi, por kërkon gjithnjë e më shumë të bëhet pjesë e saj. Sa pak lexojnë udhëheqësit tanë? Ndoshta kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër dhe më të keqe për veten e tyre dhe për vendin e tyre.


Kanë zgjedhur rrugën të mbijetojnë, duke gënjyer, duke zhgënjyer dhe duke i vrarë popullit të tyre të ardhmen që ata meritojnë”– shkruan Malaj sot në facebook.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas