Friday, June 9, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Menaxher biznesi apo lider, për çfarë ka nevojë PD!

by mapo.al
28/10/2021
in Aktualitet, Kryesore, Op Ed
0

Duhet thënë që në krye të herës. Shqipëria tashmë prej gati tetë vjetësh ka nevojë për lidership. Sali Berisha me mënyrat e tij, të kritikueshme ose jo, ia arriti të kthejë optimizmin ndër njerëz.

Nuk ra asnjëherë në dëshpërim, kishte fjalime entuziaste, fliste për rritje të ekonomisë ndoshta ndonjëherë dhe me tone të ekzagjeruara por gjithsesi që përkonin dhe me arritjet që kishte.



Rritja e pagave, përmirësimi i infrastrukturës, energjitikës, arritjet në liberalizimin e vizave, anëtarësimin në NATO etj, shiheshin si proçes zhvillimi të vendit, i cili më së fundmi po dilte nga tuneli i errët dhe i gjatë i tranzicionit. Kjo është arsyeja se përse foltorja ndiqet me ineteres, sidomos tek ata që kanë memorie. Berisha diti ta ndërtonte aureolën e lidershpit të tij.

Edi Rama e dinte që duhej ta rrëzonte mitin e krijuar rreth Berishës. Hija e arritjeve të tij e përndiqte, që ditën e parë që mori pushtetin. Lider nuk bëhej dot, kështu që vendosi të bëhej hilacak. Ndërmori një fushatë përbaltjeje ndaj tij nën moton “fajin e ka Saliu”, që nuk po pushon as sot e kësaj dite. Natyrisht duke shfrytëzuar dhe medioktitetin e elektoratit të tij, që kishte një inat të vjetër ndaj doktorit i cili zë fill që nga rrëzimi i komunizmit. Një postulat i të djathtëve e përkufizon kështu elektotratin e të majtëve, “ata duan të jetojnë në të ardhmen, por janë tepër dembelë për ta ndërtuar atë”.

Për të kompensuar handikapin që e shoqëronte që prej rinisë së tij, atë të mos marrit seriozisht, Rama vendosi të bëhej komedian. Tashmë me anë të mashtrimit, hileve dhe bashkimit të bandave kriminale kishte arritur të rrëzonte pushtetin e Berishës dhe i duhej që t’a mbante.

Qeverisja e tij ka qenë njësoj si mënyra e tij e jetës, e dështuar në çdo aspekt. Një fabul e shkëlqyer për Elisën, Ulsiun, Erjonin, Arbenin që janë kthyer në oligarkët e rinj, por mjaft e dhimbshme për të gjithë ne.

E ndërkohë hija e arritjeve të paraardhësit vazhdon ta përndjekë në samitet e NATO-s, ku të gjithë e shohin si përfituesin, tek refuzimi për hapjen e negociatave. Rolit të kllounit në tryeza i doli boja shpejt, duke e rikthyer në një farë mënyre dhe njëherë në rininë e tij të hershme, por këtë herë nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo ishte dhe arsyeja e investimit të energjive, resurseve dhe parave për të përbaltur Berishën, e cila kulmoi me një “non grata” të dyshimtë nga ana e SHBA-ve.

Por gjithsesi Rama në kundërshtim me çdo logjikë elektorale dhe politike vazhdon të qëndrojë në pushtet… Dhe kjo sepse përballë ai në këto tetë vite do kishte Lulzim Bashën i cili dhe ky ka mungesë të theksuar karizme në lidership. Por që të kursejmë rrokanisjen e mendjes, së lexuesit po japim të përmbledhur përkufizimin e dy studiuesve të sjelljes, Warren Bennis dhe Burt Nunnis në librin e tyre: “Lideri dhe strategjia në marrjen e përgjegjësive”.

Menaxheri administron- Lideri inovon

Menaxheri kopjon-Lideri është origjinal

Menaxheri mirëmban- Lideri zhvillon

Menaxheri përqendrohet në sistem dhe strukturë – Lideri përqendrohet tek njerëzit

Menaxheri përqendrohet në kontroll -. Lideri inspiron të rritet besimi në të

Menaxheri ka si prioritet perspektivën afat-shkurtër – Lideri kujdeset për perspektivën afat-gjatë

Menaxheri merret me pyetjet Si dhe Kur – lideri me pyetjet Çka dhe Pse

Menaxheri pranon status qou- Lideri e sfidon

Menaxheri paraqet ushtarin e mirë- Lideri ka UNIN e vet

E pra Basha në këto tetë vite u soll si menaxher i një biznesi familjar. Duke u përqendruar më shumë në shpërndarjen e benefiteve, për ata që konsiderohet t’i kishte besnikë. Harroi se vendimet e tij ndikojnë të paktën tek jetët e 700 mijë votuesve të PD-së.

Sot ai ka përgjegjësinë e madhe, se për 8 vjet plus katër të tjera, u la në kurriz ende një njeri i cili nuk është as menaxher dhe as lider por thjeshtë kapo i një bande i cili flet për arritje imagjinare, për një të ardhme të cilën është jo vetëm i paaftë për t’a ndërtuar por dhe tepër hajdut.

Kjo është arsyeja se përse Basha duhet t’a lirojë atë post që ka. Për dështimet e tij nuk ia ka fajin askush. As doktori, as anëtarët, as kritikët. Ata janë të revoltuar, të nxehur dhe të irrituar se Basha luajti bixhoz, jo me të ardhmen e tij, por të tyren… dhe humbi.

Historia ka vërtetuar plotësisht një thënie profetike të një gazetari në këtë vend i cili në formë batute është shprehur përgjatë qeverisjes së PD se, “Berisha gabon kur emëron, por nuk gabon kurrë kur shkarkon”…

Basha nuk fiton dot përballë Edi Ramës, dhe askush nuk ka vite tepër për të shpresuar në pafundësi. Dhe këtu s’ka vërtet asgjë personale.

Tags: Armand MahoKriza ne PDLulzim BashaSali Berisha

JU SUGJEROJME

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Next Post
Shkresa e PD në Kuvend: Sali Berisha nuk është anëtar i grupit parlamentar

Shërbimi i fundit që Berisha po i bën Lulzim Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In