Aktualitet

Menaxhimi i ankthit te fëmijët gjatë pandemisë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:28 - 17/11/20 |
mapo.al

Ankthi dhe stresi ka kapluar popullsinë në mbarë globin dhe nuk ka kursyer as fëmijët. Sot është e vështirë të jesh një fëmijë anksioz në kohëra të tilla. Çrregullimet e ankthit janë çrregullimet e shëndetit mendor më të zakonshëm te fëmijët dhe adoleshentët dhe lidhen kryesisht me depresionin.


Ankthi mund të çojë deri në hospitalizim dhe prindërit janë të shqetësuar sesi mund të flasin me fëmijët e tyre rreth kompleksitetit të jetës në vitin 2020. Bëhet ende më e vështirë kur ata kanë nevojë për ndihmë profesionale.


Sipas të dhënave, në Boston gjatë muajve të parë të pandemisë dhe izolimit, numri i fëmijëve dhe adoleshentëve që u drejtoheshin urgjencës për shqetësime të shëndetit mendor, u zvogëlua.



Pas izolimit, ai numër vazhdon të rritet ndjeshëm edhe në stinën e vjeshtës. Stresi dhe ankthi mund të sjellin përkeqësim të shëndetit, veçanërisht për ata që tashmë vuajnë. Adoleshentët po pasqyrojnë çrregullime të ngrënies, ide vetëvrasjeje; fëmijët me aftësi të kufizuar janë më agresivë pasi pandemia ka prishur rutinën e tyre.


Sipas dr. Ibeziako, prof. e asociuar për shërbimet klinike në spital, departamenti i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes, menaxhimi i parë i ankthit është terapia konjitive bihejviorale (CBT-njohëse e sjelljes).


Ajo përfshin të kuptuarit se çfarë i shtyn fëmijët drejt ndjenjës së ankthit, si ndikon kjo në emocione dhe sjellje, si dhe ndihmon fëmijën të riformulojë ose ndryshojë mendimet problematike.

Disa fëmijë në varësi të simptomave që përjetojnë, mund të kenë nevojë për medikamente. Fëmijët më të prekur mund të kenë nevojë për terapi ditore, të tjerët mund t’ia dalin dhe me programe të përjavshme.

Idealisht, fëmijët duhet të kenë akses ndaj terapive apo medikamenteve, përpara se gjendja të bëhet shqetësuese dhe të ketë nevojë për vizitë në urgjencë. ‘’Prindërit duhet të kontaktojnë me pediatër ose mjek familjeje, për t’u lidhur me një terapist, me qëllim trajtimin e hershëm të ankthit,’’ thotë dr. Ibeziako.

Prindërit mund të mendojë se çdokush mund të ketë nevojë për ndihmë, përveç fëmijës së tyre. Por, këshilla më e mirë është të mos hidhni poshtë shqetësimet që shfaqin ata. Krijojuni hapësira që të shprehen dhe të komunikojnë me ju.

Lexo edhe :  Nga Shkodra në Vlorë - Koronavirusi në Shqipëri shënon 11 viktima

Nëse shikoni që ka faktorë të cilët duket se po shtojnë ankthin e fëmijës suaj, kërkoni ndihmë. Duke u përpjekur që ta mbani fëmijën larg stresit, mundet që jo qëllimisht t’i përçoni atij mesazhin se është në rrezik dhe se ka nevojë për mbrojtje.

Gjithashtu, rutina është e rëndësishme që të na ndihmojë të gjithëve me stresin, pak rëndësi ka mosha, fëmijë, adoleshentë apo të rritur. Mos prisni që fëmijët t’ju thonë të parët se kanë ankth.

Vëreni sjelljet e tyre nëse janë të zakonshme apo diçka ka ndryshuar. Disa mund të kenë probleme me gjumin, disa mund të inatosen më shpejt për gjëra të vogla. Pra, kundrejt stereotipit që një fëmijë i frikësuar duhet të duket i frikësuar, ai sillet më sfidues, më kundërshtues e më i zemëruar.

Kontrolloni përherë se çfarë shohin fëmijët ne ekranet televizive. Ata mund të marrë një informacion jo të plotë ose ta keqkuptojnë çfarë dëgjojnë. Nëse ju pyesin se çfarë po ndodh në botë, ose në familje, merrni kohën tuaj të kuptoni se çfarë dinë dhe çfarë tjetër duan të dinë.

Mos bëni biseda të gjata natën vonë. Koha e gjumit është e qetë, por nuk është momenti më i mirë për të folur rreth gjërave që ka në mendje fëmija. Mos u shtrini me fëmijën tuaj. Nëse bëni një lëvizje, mund ta zgjoni. Uluni afër, përkëdheleni dhe mos i flisni gjatë.

Madje, mund të përgatisni një kuti ku fëmija të lërë me shkrim të gjitha shqetësimet dhe t’i lini për diskutim në një kohë më të duhur. Kujtojuni fëmijëve që janë të fuqishëm. Lërini ata të lajnë vetë duart e të kujdesen vetë për maskat.

Mesazhi që duhet të përcillni është i thjeshtë: Jemi në një situatë të vështirë e të komplikuar dhe ne si familje do ta përballojmë e do të jemi mirë. / NYT


Etiketa: , ,

Pas