Aktualitet

Menaxhimi i pandemisë – Ish kreu i ISHP: Po shiten antibiotikët si karamele









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:43 - 14/11/20 |
mapo.al

Ish-drejtori i ISHP, Besnik Jakaj denoncon rastet e shitjeve të antibiotikëve në farmaci pa asnjë rekomandim, ndërsa shtoi se sistemi shëndetësor po keqmenaxhohet nga qeveria.



Në një intervistë për Ora News, Jakaj tha se sistemi i kontrollit të barnave është pa asnjë lloj monitorimi, dhe se bluzat e bardha, për shërbimin e tyre ndaj të sëmurëve me Covid, nuk po vlerësohen në mënyrë të barabartë.


“Sistemi i kontrollit të barnave është pa asnjë lloj monitorimi. Shiten antibiotikët si karamele në farmaci, pa asnjë monitorim. Shërbimi farmaceutik është një nga shërbimet më të konsoliduara në Republikën e Shqipërisë, por ka abuzues.




Nuk përjashtohet rasti që ka edhe mjekë abuzues. Armata e mjekëve kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, por brenda tyre mund të ketë edhe të paaftë, abuzues. Ndaj është menaxhimi i sistemit shëndetësor.



Lexo edhe :  Varhelyi i përgjigjet kritikave të Ramës: BE s'e ka harruar Shqipërinë

Nga ana tjetër u është dhënë bonues vetëm mjekëve në spitalet Covid, ndërkohë që është i gjithë shërbimi parësor që po përballet në të njëjtën masë me rrezikshmërinë e infektimit me Covid. Por edhe me punën e ngarkuar dhe me orët e tejzgjatura, nuk është dhënë asnjë pagë shtesë.


Kjo është e padrejtë, nuk është motivuese për personelin mjekësor. Në finale kthehet në mungesë shërbimi ndaj qytetarëve shqiptarë”, tha Jakaj.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas