Aktualitet

Menaxhimi i urgjencës duke përgatitur të ardhmen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:00 - 25/03/20 |
mapo.al

Nga Xavier Ragot


Rënia e aktivitetit ekonomik botëror që po vjen është e pashembullt që nga periudha e pasluftës. Mund të jetë 20-40 për qind në tre muaj, me pasiguri të dukshme, që varen nga kufizimet e shkaktuara nga pandemia. Gjatë krizës së vitit 2008, rënia më e madhe e aktivitetit në një tremujor ishte “vetëm” 1.6 %. Përballë një situate të tillë, tre strategji janë të mundshme.


E para është kompensimi i plotë për rënien e të ardhurave, si për familjet ashtu edhe për bizneset. Kjo arrin të kompensojë rënien e PBB-së por me një rritje të borxhit publik. Deri më tani, qeveritë po konsiderojnë një mbështetje të fortë.


Këto masa janë të dobishme, por duhet të bëhet një dallim midis fluksit të parave, masave të shtyrjes së pagesës së taksave ose të garancive të kredive- të cilat do të ndikojnë vetëm pjesërisht në buxhetin publik me kalimin e kohës – nga masat e mbështetjes së plotë, të tilla si për papunësinë, anulimi i borxhe të caktuara sociale ose fiskale. Këto dy lloje masash ndryshojnë në ndikimin e tyre në nivelin e borxhit publik. Të gjitha këto shifra janë vetëm vlerësime, pasi pasiguria shumë e madhe. Sidoqoftë, ato nxjerrin në pah implikime të larta.


Strategjia e dytë është një kompensim i pjesshëm i të ardhurave, në mënyrë që të sigurohet një standard jetese dhe një funksionim minimal i ekonomisë, mundësisht të sigurojë një plan të rimëkëmbjes për të stimuluar rritjen pas krizës.

Strategjie e tretë mund të jetë kompensim i kufizuar i të ardhurave pa një plan stimulimi. Kjo mundësi e fundit është përjashtuar nga qeveritë, për fat të mirë. Në të vërtetë, ajo do të shkatërronte një pjesë të aparatit prodhues, duke rritur pabarazitë.

Unë argumentoj fuqimisht për strategjinë e parë, edhe pse kostoja e saj ekonomike duket e lartë, për tre arsye. E para është se kompensimi i pjesshëm i të ardhurave ka të ngjarë të dëmtojë familjet në nevojë port ë paidentifikuara mirë. Në planin e rimëkëmbjes pas krizës do të përfitonin vetëm sektorët më të goditur. Kombinimi i të dyjave do të kontribuonte në një rritje të pajustifikuar të pabarazisë së të ardhurave.

Argumenti i dytë është se sigurimi i të ardhurave familjare do të rrisë nivelin e kursimit në një afat të shkurtër, pasi konsumi do të ulet ndjeshëm gjatë mbylljes. Në fund të krizës, familjet do të fillojnë të konsumojnë përsëri, i cili do të jetë plani më i mirë i mundshëm i rimëkëmbjes. Garantimi I të ardhurave familjare dhe të biznesit në masë të madhe kursen një paketë stimuluese. Arsyeja e tretë është se një plan rikuperimi do të kërkojë instrumente fiskale shtesë, ndërsa dhënia e të ardhurave lejon një dalje graduale nga kriza me të njëjtat instrumente.

Rritja e borxhit publik do të ishte, pra, të paktën 2-10 pikë përqindje e PBB-së, nëse masat e ndalimit do të zgjasin. Shuma të tilla janë kryesisht të absorbueshme nga tregjet financiare. Ndryshimi i lavdërueshëm në politikën e Bankës Qendrore Evropiane që vendosi të mërkurën më 18 mars, pas një komunikimi fillestar mjaft të paqartë, mund të çojë në një blerje prej 750 miliardë aksionesh, ose 7.5% të PBB-së së zonës së euros. Ky “ilaç”, i cili mund të ketë të bëjë me borxhin publik, ndoshta është akoma i vogël, por kjo është një shenjë e parë inkurajuese. Kompensimi i të ardhurave për familjet në javët e ardhshme mund të bazohet në instrumentet e vendosura.

Tjetra, sigurimi i papunësisë dhe fondi i solidaritetit për bizneset e vetëpunësuara dhe shumë të vogla duhet të kalibrohen për të siguruar të ardhura të përhershme, jo vetëm të ardhura minimale. Për kompanitë më të brishta, shtetëzimet e përkohshme duhet të konsiderohen me pragmatizmin më të madh. Kriza e vitit 2008 ka treguar që modalitete të ndryshme janë të mundshme.

Pas krizës, në disa muaj ose tremujorë, do të jetë e nevojshme të rriten taksat dhe taksimi i kapitalit për të kompensuar këtë rritje të nevojshme të borxhit publik. Bashkëpunimi Evropian do të jetë i domosdoshëm. Më në fund, kjo krizë shëndetësore, pas krizës financiare dhe krizës mjedisore, do të ndihmojë të mendojmë ndryshe për hierarkinë e përparësive të politikës ekonomike. Ky është një instrument në shërbim të një projekti të përbashkët. Ekonomia është kusht për efektivitetin e një projekti politik. Por le të mos i parashikojmë këto debate, dhe le të merremi me urgjencën për momentin. LE MONDE

Xavier Ragot është drejtor i kërkimit në CNRS dhe president i Observatorit Francez për Konjukturat Ekonomike (OFCE)


Etiketa: ,

Pas