Këngëtarja Elhaida Dani, dje në mbrëmje ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe gra”, ku foli edhe për pjesëmarrjen e saj në “Dancing Ëith the Stars”.
Në një moment, ajo u përlot pasi mendoi se i kishin ardhur prindërit në studio.
“U bë 1 javë që ke ardhur në Tiranë dhe nuk ke takuar…”, i tha Fatma.
“Seriozisht mami dhe babi?“, e pyeti Elhaida e habitur duke menduar se prindërit e saj kishin ardhur në studio.
“Si seriozisht?“, vazhdoi Fatma dhe më pas Elhaida u përlot kur kuptoi se prindërit nuk kishin ardhur.
“Më ka marrë malli shumë këtë herë, ishte e vështirë, muaj jashtë Shqipërie, nuk kam folur shumë se diferenca e orareve 7 orë me Kanadanë, është edhe faji im e mirëkuptojnë ata. Mezi pres t’i takoj. Janë shumë të lumtur, mendojnë se do të fitoj”, tha më tej këngëtarja.