Saturday, July 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Mendova se do të vdisja” – Dëshmitë në Kongres për ngjarjet në Kapitol

by mapo.al
28/07/2021
in Aktualitet, Bota
0

Katër oficerë të policisë dëshmuan para një komisioni hetimor të Kongresit me lot, duke ofruar detaje të martën mbi sulmin e një turme të zemëruar të mbështetësve të Presidentit të atëhershëm Donald Trump në Kapitol më 6 janar, në një përpjekje të pasuksesshme për të bllokuar certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Dy policë të Kapitolit dhe dy policë të qytetit të Uashingtonit thanë se kishin frikë për jetën e tyre ndërsa rreth 800 protestues sulmuan forcat e zbatimit të ligjit, i tallën ata me epitete racore dhe politike, u përleshën me policinë, i spërkatën ata me substanca kimike dhe u morën mburojat dhe pajisje të tjera.

Ata dëshmuan në ditën e parë të seancave dëgjimore publike mbi dhunën vdekjeprurëse që ndodhi më shumë se gjashtë muaj më parë, sulmi më i rëndë në më shumë se dy shekuj mbi Kapitolin amerikan, që shihet si një simbol i demokracisë amerikane.

Shtatë anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe dy ligjvënës republikanë të një komisioni të posaçëm hetimor dëgjuan dëshmitë.

Gjatë seancës që zgjati tre orë e gjysmë, oficeri i Policisë së Kapitolit, Aquilino Gonell tha se “Kryengritësit më quajtën “tradhtar”, “turp (i vendit)” dhe bërtitën që unë (një veteran i ushtrisë dhe oficer policie) duhet të “ekzekutohesha”. 

“Ajo që ne përjetuam atë ditë ishte si diçka nga një fushëbetejë mesjetare”, tha Gonell. “Ne luftuam me duar për çdo centimetër për të parandaluar pushtimin e Kapitolit nga një turmë e dhunshme që synonte të prishte procesin tonë demokratik”. Gonell tha në një moment se ai u shtyp nga vala e protestuesve.

“Mendova se do të vdisja”, tha ai.

Oficeri i policisë së qytetit të Uashingtonit, Michael Fanone tha para ligjvënësve se “Më kapën dhe më rrahën ndërsa më quanin tradhtar të vendit tim. Isha në rrezik të vjedhjes së armës dhe vrasjes më armën time”.

“Më goditën shumë herë me një armë elektrike. Jam i sigurt që po bërtisja, por nuk mendoj se mund të dëgjohej zëri im”, shtoi ai.

Në muajt pas kaosit në Kapitol, shumë republikanë, në përpjekje për të shfajësuar thirrjen e Presidentit Trump drejtuar mbështetësve të tij për të “luftuar fortë” për të përmbysur humbjen ndaj zotit Biden, kanë minimizuar dhunën në Kapitol.

Një ligjvënës tha se 800 personat që hynë në Kapitol ishin si turistë, ndërsa disa republikanë votuan kundër nderimit të policëve që mbrojtën Kapitolin.

Udhëheqësit republikanë kanë pohuar se trazirat po hetohen në mënyrë adekuate nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe komisionet e tjera të kongresit, duke argumentuar se hetimi i fundit është thjesht një teatër politik dhe një përpjekje për të hedhur hije të keqe mbi partinë republikane në prag të zgjedhjeve të ardhshme të mesmandatit për Kongres.

Oficeri i policisë së qytetit të Uashingtonit, Daniel Hodges, i cili u përplas mes një dere dhe kornizës së saj nga protestuesit tha se një protestues i bërtiti tij duke thënë “Ju do të vdisni në gjunjë!”

Ai tha se policia nuk ishte në gjendje të përballonte valën e protestuesve. Ai tha se një protestues “vuri gishtin e tij të madh në syrin tim dhe u përpoq ta nxirrte jashtë”.

Polici afrikano-amerikan i Kapitolit, Harry Dunn, tha se protestuesit e sulmuan atë me sharje të rënda racore pas një shkëmbimi në të cilin ai e kishte pranuar se kishte votuar për zotin Biden.

“Unë jam ende duke vuajtur nga ajo që ndodhi atë ditë”, tha oficeri Dunn. Ai kërkoi një moment heshtje për të kujtuar kolegun e tij Brian Sicknick, i cili ndihmoi në mbrojtjen e Kapitolit më 6 janar, por vdiq nga një problem shëndetësor një ditë më vonë.

Një protestues u qëllua për vdekje nga një polic i Kapitolit gjatë përleshjeve, tre protestues vdiqën dhe dy oficerë të tjerë të policisë u vetëvranë në ditët në vijim. Më shumë se 500 protestues që morën pjesë në sulmin ndaj Kapitolit janë akuzuar për një mori veprash penale. Oficeri Dunn tha se kujtimet e 6 janarit “ende nuk kanë mbaruar për mua, fizikisht dhe emocionalisht”, dhe se ai është duke bërë një terapi psikologjike.

Por ai kishte një mendim të fundit për protestuesit: “Ju të gjithë u përpoqët ta shkatërroni demokracinë atë ditë dhe dështuat.”

Republikanët e Senatit bllokuan krijimin e një komisioni të pavarur dypartiak për hetimin e ngjarjeve të 6 janarit. Në vend të tij demokratët, me mbështetjen e dy republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve krijuan komisionin që tani po heton sulmin ndaj Kapitolit./VOA

Tags: Donald TrumpJoe BidenkongresiNgjarjet ne KapitolSHBASulmi ne kapitol

JU SUGJEROJME

Ja cilat janë zanatet më të kërkuara në Shqipëri, punë ka por … ‘nuk ka punëtorë’
Aktualitet

Ja cilat janë zanatet më të kërkuara në Shqipëri, punë ka por … ‘nuk ka punëtorë’

15/07/2022
Rama “fut” pensionistët në bankomat, lekët do t’i marrin vetëm përmes kartave
Aktualitet

Rama “fut” pensionistët në bankomat, lekët do t’i marrin vetëm përmes kartave

15/07/2022
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës injorojnë Ramën, largohen nga takimi sapo ai merr fjalën
Aktualitet

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës injorojnë Ramën, largohen nga takimi sapo ai merr fjalën

15/07/2022
Vodhën sasi të mëdha karburanti tek firma ku punonin, arrestohen 2 agjentët
Aktualitet

Lëvizte me 20 kallëpe tritoli dhe kapsolla në çantë, pranga 51-vjeçarit

15/07/2022
Next Post
Zyra Përmbarimore Kurmaku:  Shpallje për shitje në ankand, Pasuria e emërtuar “Apartament”

Zyrë e Përmbarimit Privat "QEVA": Njoftim për shitje me ankand

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • ‘Krisja e madhe’, pse po ia kthejnë ‘shpinën’ Franca dhe Gjermania qeverisë ‘Rama’?
  • Ja cilat janë zanatet më të kërkuara në Shqipëri, punë ka por … ‘nuk ka punëtorë’
  • “Një amnisti fiskale dhe penale për çunat problematikë në kurriz të shqiptarëve të ndershëm!”
  • Rama “fut” pensionistët në bankomat, lekët do t’i marrin vetëm përmes kartave
  • Përkeqësohet sëmundja e Brad Pitt, nuk njeh më as prindërit e tij



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In