fbpx

Aktualitet

“Mendova se mori fund çdo gjë”/ Olta Gixhari rrëfen tmerrin e përjetuar nga tërmeti





               Publikuar në : 10:42 - 03/12/19 |
mapo.al

Aktorja Olta Gixhari ka rrëfyer së fundmi mes lotësh ankthin e përjetuar në shtëpinë e prindërve në Durrës, gjatë tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit. Në një lidhje live në emisionin “Ftesë në Pesë”, Gixhari e ka cilësuar “një natë tmerri”.


“Më besoni që për fatin tuaj të mirë, padyshim që e keni ndjerë shumë edhe në Tiranë, por ju nuk e keni idenë se cfarë ka ndodhur atje, të gjithë durrsakët janë në një fazë… Unë ndodhem tani larg shtepisë sime, por atë natë të tmerrshme isha në Durrës me familjen. Natë e zezë, por nga njëra anë them shyqyr që u ndodha atje, se isha një krah shumë i fortë për prindërit e mi, do ishin vetëm. Ka qenë një situatë shumë e vështirë, një tragjedi shumë e madhe.



Fatmirësisht unë dhe familja ime gëzojmë shëndet të mirë. Shtëpinë e kemi braktisur, kemi ikur nga frika dhe s’do shkelim në atë ndërtesë deri sa ekspertët të na thonë është apo jo i banueshëm. Gjatë atyre sekondave dritat u prenë, na binin gjëra në kokë, në trup dhe na u bllokua dera e jashtme. Mua më ra gjithë dollapi i këpucëve, që është sa faqja e murit, na bllokoi derën, gjunjët i kemi të nxirë, dëmtimi i madh është psikologjik, kemi pësuar shok.


Momenti më i tmerrshëm ishte kur të tre u përqafuam dhe nisëm të luteshim. Ishte si dorëzim, dera nuk na hapej dhe menduam se aty mori fund çdo gjë. Ishte terr, nuk kuptoja pse po rrëzohesha. Zhurmat ishin shumë të mëdha, ne banojmë edhe në kat të shtatë dhe zbritja e shkallëve zbathur ishte një tmerr me vete”-ka treguar Olta Gixhari.


Etiketa:

Pas