Menjëherë pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë, me 104 vota, ministrja e re Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi shkoi në Presidencë për të kryer betimin, ashtu siç e kërkon Kushtetuta, para Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Të pranishëm në ceremoni ishin Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, z.Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.
Njoftimi i Presidencës:
Ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi betohet para Presidentit të Republikës Ilir Meta.
24 shtator 2020
Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtares më të re të kabinetit qeveritar, Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, zonjës Evis Kushi, ku ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, z.Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ministrja Kushi u betua me dorën mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”
Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme.