Simptomat e mundshme të menopauzës mund të kenë një ndikim negativ në cilësinë e jetës së përditshme. Për më tepër, pasojat e menopauzës mund të çojnë në një sërë sëmundjesh që lidhen me moshën, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe osteoporozën.
Menopauza është periudha në jetën e një femre kur menstruacionet (periodat, zakonet) ndalojnë, si rezultat i pakësimit gradual të prodhimit të hormoneve femërore nga vezoret.
Me rënien e nivelit të hormoneve, menstruacionet fillojnë të bëhen të parregullta derisa ndalojnë fare. Një femër mund të jetë mjaft e sigurt se është në menopauzë nëse nuk ka patur menstruacione për 12 muaj të njëpasnjëshëm.
Gjatë menopauzës mjekët rekomandojnë një matje të densitetit kockor për osteoporozë. Kujdesi për shëndetin gjinekologjik është i rëndësishëm. Menopauza është një proces natyral dhe nuk mund të parandalohet. Çdo femër do ta përjetojë dhe nuk mund ta shmangë menopauzën dhe shenjat që lidhen me të.
Megjithatë, ka mënyra që mund të minimizojnë ose edhe të parandalojnë efektet e pakëndshme anësore gjatë viteve të menopauzës, si ndryshimet në stilin e jetesës apo trajtimet me ilaçe. Vendimi për të përdorur terapi zëvendësuese hormonale ose jo është një vendim individual, por duhet konsultuar edhe me mjekun.
Shenja
Disa femra nuk kanë fare shenja ose kanë shqetësime të vogla, por disa të tjera kanë shqetësime, madje edhe të rënda deri në paaftësi. Shenjat mund të vërehen disa muaj ose vite para menopauzës dhe mund të vazhdojnë edhe disa vjet pas saj.
Disa nga shqetësimet e femrave në këtë periudhë janë: menstruacione të çrregullta, afshe të nxehta, çrregullime të gjumit, probleme vaginale dhe urinare, ndryshime të humorit dhe nervozizëm, ndryshime në jetën seksuale, osteoporozë, sëmundje kardiovaskulare, shtim në peshë dhe ndryshime në pamje, si dhe probleme me përqendrimin apo me kujtesën.
Zakonisht menopauza konfirmohet kur një femër nuk ka patur menstruacione për 12 muaj me radhë. Për shumicën e femrave, përcaktimi i menopauzës bëhet bazuar në përshkrimin që një femër i bën shenjave të saj, si dhe përfundimit të menstruacioneve të saj. Por në disa raste, këto shenja nuk janë të mjaftueshme dhe një test gjaku që mat nivelet e hormoneve mund të rekomandohet për ta konfirmuar.
Kontrolle
Gjatë menopauzës mjekët rekomandojnë një matje të densitetit kockor për osteoporozë. Kujdesi për shëndetin gjinekologjik është i rëndësishëm. Shumica e femrave kanë nevojë për një Pap test çdo tre vjet, disa edhe më shpesh, si dhe për mamografi.
Përveç këtyre, mjeku mund t’u kërkojë të bëjnë edhe ekzaminime të tjera gjinekologjike. Shumë sëmundje kronike kanë tendencë të shfaqen në këtë periudhë, prandaj mjeku mund t’u rekomandojë edhe teste të tjera nëse është e nevojshme. Menopauza është një proces natyral dhe nuk mund të parandalohet.
Çdo femër do ta përjetojë dhe nuk mund ta shmangë menopauzën dhe shenjat që lidhen me të. Megjithatë, ka mënyra që mund të minimizojnë ose edhe të parandalojnë efektet e pakëndshme anësore gjatë viteve të menopauzës, si ndryshimet në stilin e jetesës apo trajtimet me ilaçe.
Trajtimi
Studimet tregojnë se ndryshimet në stilin e jetesës dhe disa ilaçe mund të ndihmojnë për të lehtësuar simptomat e menopauzës, si dhe mund të përmirësojnë cilësinë e jetës së një femre. Trajtimi i menopauzës është në varësi të shenjave dhe përfshin terapi zëvendësuese hormonale dhe trajtime të tjera që lehtësojnë disa nga shqetësimet e menopauzës.
Vendimi për të përdorur terapi zëvendësuese hormonale ose jo është një vendim individual. Trajtimet e tjera mund të lehtësojnë disa nga shqetësimet e menopauzës si afshet e nxehta, osteoporozën, aneminë, tharjen e vaginës, depresionin etj. Trajtimi i shqetësimeve të mësipërme dhe i çdo problemi tjetër shëndetësor, si dhe zakonet e shëndetshme të jetesës, ndihmojnë që femra ta kalojë sa më mirë këtë periudhë të jetës.