Kjo parullë kërcënuese është duke u bërë virale në rrjetet sociale. Dhe ata që e shpërndajnë janë socialistët.
Kryeministri Rama por dhe kreu i grupit Balla disa herë kanë bërë thirrje që qytetarët të mos bëhen pengesë për zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ata kanë kërcënuar me burg të gjithë ata që dalin në protesta të dhunshme dhe pengojnë procesin e votimit. Por tashmë deklarata e tyre po shpërndahet edhe në këtë formë me emertimin “menu burgu”.
Siç shihet më poshtë parulla është shpërndarë në facebook apo instagram nga dega e PS në Shkodër, dega e PS në Berat dhe po kështu Kryetari i PS në Mat, Hasan Pasha.