Telefoni, rrjetet sociale u japin tashmë hapsirën shumë personave që të bëhen të ngjitur dhe aq më keq tejet të besdisshëm. E keni provuar ndonjëherë se si është kur një djalë të cilin nuk e keni aspak qejf ju përndjek gjithë kohës? Atëherë jeni në vendin e duhur. Ja si ta hiqni atë qafe me disa hapa fare të thjeshtë.
I dashuri imagjinar
Nëse dikush të besdis aq shumë, mënyra më e thjeshtë për ta larguar është të krijosh një të dashur imagjinar. Përmendja atij “të dashurin” gjithë kohës dhe le të shpresojmë se do lodhet shpejt.
E dashura (jo)perfekte
Ai mbase mendon se ti je vajza e ëndrrave të tij, por përpiqu t’i dëshmosh të kundërtën.
Injoro, fshij, blloko
Këto pa dyshim që janë mënyrat më efektive për të shpëtuar nga dikush e sidomos tani në përiudhën e teknologjisë. Fshije, bllokoje, injoroje në çdo rrjet social të mundshëm.
Thuaji që të pëlqejnë vajzat
Ku është problemi këtu? Të pëlqejnë vajzat dhe pikë, edhe mua më pëlqejnë vajzat!
Bëj çdo skenë të mundshme
Në fakt kjo nuk është shumë e këshillueshme nëse ke një reputacion zonjushe për të ruajtur. Ama disa gjëra janë më të rëndësishme se reputacioni, si për shembull; Të heqësh qafe këtë tipin!
… dhe nëse përsëri nuk merr vesh bjeri shkurt
“ E di si është puna, po më shndërrohesh në makth. Të lutem, për të mirën e të dyve më lër të qetë.”