Aktualitet

MEPJ: Çfarë nevojitet për të hyrë në Itali dhe vaksinat që njihen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:25 - 31/08/21 |
mapo.al

Ministria e Jashtme njofton se Shqipëria është në listën D të Italisë, sa i takon situatës së pandemisë. Duke iu referuar rregullave të reja të vendosura nga qeveria e vendit fqinj, Ministria e Jashtme thekson se duke nisur nga 31 gushti deri më 25 tetor 2021, qytetarët duhet të paraqesin, certifikatë të gjelbër anti-COVID, që vërteton vaksinim të plotë.






Ministria bën të ditur se shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca, Jonhson & Johnson.


Gjithashtu duhet të paraqitet test molekular PCR e kryer 72 orë para nisjes. Në rast të mospasjes së dokumenteve të mësipërme, për pasagjerët është e detyrueshme karantina 5 ditore. Ndërkohë, fëmijët nën 6 vjeç përjashtohen nga këto rregulla.







Njoftimi i plotë:
‼️ Ministria për Evropën dhe Punë e Jashtme njofton se në bazë të Dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D 👉https://bit.ly/3mM8ëEY



Duke nisur nga 🗓 data 3️⃣1️⃣ gusht deri në 2️⃣5️⃣ tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:

Lexo edhe :  Bashkia Pukë, e para që bën të detyrueshme vaksinën për administratën


➡️ Çertifikatën e gjelbër Covid-19, që vërteton vaksinimin e plotë ose një çertifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit;

🔴 Çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar;

Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.

➡️ Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes;

➡️ Formularin PLF 👉 https://app.euplf.eu/

🔴 Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore;

➡️ Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi;

🔴 Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.

Për më shumë informacion rreth kritereve të udhëtimit në Itali dhe kategoritë që përjashtohen nga vetëizolimi, klikoni në linkun👉 https://bit.ly/38u0NTs

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas