fbpx

Aktualitet

MEPJ Konferencë Ndërkombëtare, referues Gent Cakaj dhe…Gent Cakaj





               Publikuar në : 21:41 - 20/11/19 |
mapo.al

Ministria e Punëve të Jashtme do të organizojë një konferencë mbarëkombëtare mbi “Roli Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”.


Konferenca organizohet, siç thekson njoftimi, nën kujdesin e ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sh.T.Z.Gent Cakaj. Pavarësisht se nuk është ministër i Jashtëm i dekretuar nga Presidenti i Republikës, Cakaj i atribuon vetes titullin “SH.T.Z”, titull që zakonisht i takon Presidentit të Republikës, Kryeministrit apo Ministrit të Jashtëm.



Në konferencë, e cila pritet të zgjasë katër orë, është folës vetëm ministri në detyrë Cakaj. Konferenca ka dy sesione dhe në të dyja do të mbajë nga një fjalë drejtuesi i diplomacisë shqiptare. Siç duket edhe nga e publikuar nga MEPJ, unk ekziston asnjë folës tjetër. Nuk dihet nëse vërtetë folësi i vetëm do jetë Cakaj, apo organizatorët s’e kanë parë të udhës t’i shkruajnë emrat e referuesve të tjerë dhe për t’i rënë shkurt, janë mjaftuar duke i bërë qokën edhe ministrit të përkohshëm në detyrë.


Konferenca pritet të zhvillohet ditën e hënë duke nisur nga ora 09:00 e mëngjesit, ndërsa janë ftuar të marrin pjesë shqiptarë nga Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.


Etiketa:

Pas