Tuesday, June 21, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Meri Shehu publikon horoskopin e javës dhe njëra shenjë është e favorizuar

Publikohet në rrjetet sociale horoskopi, sipas astrologes Meri Shehu

by us er2
21/06/2022
in ShowBizz
0

Dashi – 2 yje

Dielli në Gaforre nuk bën një kombinim shumë të bukur me Dashin sepse e fut në një ambient ku energjinë e tij nuk e shpalos veçse brenda mureve të shtëpisë ose një ambienti të familjarizuar. Dashi këtë verë dëshiron të bërtasë shumë sepse Jupiteri e Marsi ndodhen në shenjën e tij, por futja direkt e Diellit në Gaforre i jep disa interesa më familjare e personale duke ia bllokuar pak energjinë. Megjithatë, komunikimi do të jetë shumë i mirë sepse Afërdita në Binjak në fund të javës do t’i japë avantazhe.

Demi – 3 yje

Afërdita do vazhdojë të jetë në Dem, por do bëjë katërkëndëshin me Saturnin që e lodh dhe streson. Nga fundi i javës Afërdita në Binjak i jep çlirim në çështjet ekonomike dhe kufizimin që i kishte vënë vetes për të qenë në rregull me të gjithë.

Binjakët – 1 yll

Duhet të presin gjithë javën derisa të hyjë Afërdita në shenjën e tyre për të marrë shkëlqimin. Do presin me vështirësi të hapen çështjet e punëve, prapaskenave, keqkuptimeve, lodhjes shpirtërore e fizike. Afërdita në shenjën e tyre do t’i japë sharmin që iu ka munguar dhe do i çlirojë nga pasiguritë.

Gaforrja – 4 yje

Dielli në shenjën e tyre nis të komandojë. Planetët mund të jenë në shenjat e tjera por kur hyn Dielli në një shenjë i jep gjithë sharmin dhe energjinë e mundshme. Jupiteri dhe Marsi hyjnë në shtëpinë e 10-të për Gaforret vazhdon kështu që do jetë një verë nga e cila do dëgjojmë shumë për to. Gaforret do marrin kurajën që të zbulojnë çfarë duan në të vërtetë dhe kjo është një nga dëshirat e tyre thelbësore ndaj marrin 4 yje.

Luani – 2 yje

Dielli në Gaforre nuk i lë të shkëlqejnë dhe duhet të presin Gushtin që të marrin stafetën. Luanët do jenë në periudhën parapërgatitore për të marrë revanshin në një çështje pune por duhet të kenë kujdes me shëndetin gjatë kësaj jave sepse ndihen pak të lodhur e të stresuar. Afërdita në Binjak do iu japë shumë avantazhe në shoqëri.

Virgjëresha – 3 yje

Hyrja e Afërditës në Binjak në fund të javës nis një periudhë më të mirë për talentin, hobin dhe publicitetin. Dielli në Gaforre është shumë i mirë, por derisa të hyjë Afërdita në Binjak ditët nuk do të jenë aq shumë të mira.

Peshorja – 2 yje

Do ketë Diellin në katërkëndësh me peshoren që nuk i jep energjinë e duhur, por në karrierë do ketë gjëra të mira, një triumf, një fitore.

Akrepi – 3 yje

Do udhëtojnë sepse Dielli në Gaforre i lidh me udhëtimet jashtë, kontakte, familjarizim ose lidhje personale me njerëz që jetojnë jashtë. Lidhjet personale që nuk kanë mundur t’i realizojnë ose afrojnë bëhen realitet dhe do kenë lidhje erotike jashtë vendit.

Shigjetari – 2 yje

Afërdita në Binjak del përballë Shigjetarëve dhe do jetë në kundërshtim. I jep më shumë prioritet të tjerëve, marrëdhënieve në çift, do iu duhet të jenë më të vëmendshëm në ekuilibrimin e disa situatave. Stafetën në fushën e ndjenjave dhe mundësive e marrin të tjerët për Shigjetarët ndaj ndodhen në këtë pozicion.

Bricjapi – 1 yll

Dielli në Gaforre nuk është në pozicion të mirë për ta, i kundërshton del përballë tyre. Do ndihen të lodhur, do kenë një antagonizëm të madh para ose një person të fuqishëm që iu vë kushte të fuqishme. Kundërshtarët do jenë në një pozicion më të fuqishëm se Bricjapët.

Ujori – 3 yje

Vazhdojnë të shkëlqejnë, por duhet të presin fundin e javës për t’u ngritur në dashuri, marrëdhëniet erotike. Afërdita në Binjak premton një verë shumë të këndshme. Do merren vetëm me gjërat e tyre duke iu larguar përgjegjësive për t’u marrë me punët e të tjerëve.

Peshqit – 4 yje

Peshqit dhe Gaforret janë më mirë në këtë periudhë. Dielli në Gaforre favorizon Peshqit sidomos në dashuri, një dashuri e madhe, një njeri i fuqishëm mund të hyjë në jetën e tyre. Kryesisht për femrat nis një periudhë me një lidhje të fuqishme ose admirim të madh për partnerin, një lidhje që iu plotëson shumë kërkesa dhe i bën shumë romantike. Një talent i tyre ose një mundësi e madhe lidhur me fëmijët do reklamohet.

JU SUGJEROJME

Reperi i famshëm pritet të bëhet baba për herë të dytë
ShowBizz

Reperi i famshëm pritet të bëhet baba për herë të dytë

20/06/2022
Beniada tregon arsyen pse bëri sherr me komshien në Itali
ShowBizz

Beniada tregon arsyen pse bëri sherr me komshien në Itali

20/06/2022
S’kishte ndodhur më parë/ Balerini i propozon për martesë të dashurën në mes të emisionit
Revista

S’kishte ndodhur më parë/ Balerini i propozon për martesë të dashurën në mes të emisionit

19/06/2022
Pranga regjisorit kanadez, detyroi një grua të kryejë marrëdhënie seksuale
Revista

Pranga regjisorit kanadez, detyroi një grua të kryejë marrëdhënie seksuale

19/06/2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Meri Shehu publikon horoskopin e javës dhe njëra shenjë është e favorizuar
  • Kryebashkiaku i Korfuzit: Do të marrim ujë të pijshëm nga Syri i Kaltër i Sarandës
  • Zbulohet shënjestra e zjarrit në Astir, vëllai i biznesmenit të njohur
  • Zjarr i madh në garazhin e pallatit në Astir, përfundojnë në spital 8 persona
  • Aktori i njohur Ben Stiller takon presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In