Aktualitet

Merimangat e rrezikshme, 10 persona në Fier në gjëndje të rëndë nga pickimet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:00 - 09/07/21 |
mapo.al

I nxehti i ka bërë më të rrezikshme merimangat. Ekspertët thonë se për shkak të temperaturave të larta dhe vapës, në verë ato janë edhe më helmuese.






Vetëm javët e fundit në Fier kanë kërkuar ndihmën e mjekëve 10 persona. Shqetësuese situatën nuk e bën vetëm “vejusha e zezë” por edhe ato të llojeve të tjera.


“Merimanga është më helmuese sesa zvarranikët“, thotë mjeku.







Mjeku toksikolog Lulzim Banushaj thotë se disa prej rasteve janë paraqitur në gjendje mjaft të rëndë por për fat të mirë deri më tani nuk janë regjistruar fatalitete.



“Vijnë në gjëndje shoku, pa puls, pa tension, me dhimbje shumë të forta të gjoksit“, thotë ai.



Nuk kanë munguar as pickimet nga zvarranikët.

Lexo edhe :  Vrasja e Sabrinës nga ish-bashkëshorti, protestë në Tiranë dhe Fier

“Kemi pasur 5 raste, 4 nepërka dhe 1 gjarpër. Nepërka është më helmuese sesa gjarpëri,” tha mjeku.

Mjekët apelojnë qytetarët, veçanërisht fermerët që punojnë në ara të tregojnë kujdes pasi pickimet nga merimangat dhe zvarranikët mund të çojnë deri në humbje jete.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas