Aktualitet

Merita në punësim, si prioritet kombëtar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:17 - 23/07/21 |
Anton Dukagjini

Një ndër problemet kryesore që është i përhapur shumë në administratën shtetërore, është korrupsioni dhe nepotizmi, me këtë të fundit kuptohet favorizimi i të afërmve mbi bazën e lidhjeve familjare. Thënë më saktë, me fjalën nepotizëm nënkuptohet punësimi i të afërmve, familjarëve apo miqve të ngushtë, pa marrë parasysh meritat dhe aftësitë e tyre profesionale, nga drejtues dhe titullarë institucionesh, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe dispozitat ligjore në fuqi.






Kjo dukuri duhet të denoncohet me forcë kurdoherë nga të gjithë qytetarët e ndershëm, zyrtarët, Shoqëria Civile, dhe nëpunësit si dhe cilido tjetër që ka dijeni dhe fakte konkrete për raste të korrupsionit dhe nepotizmit.


Mediat e pavaruara dhe ato investigative e kanë të lehtë nxjerrjen në pah të një situate flagrante të ushtrimit dhe ndikimit të paligjshëm në disa institucioneve. Raste që paguhen shumë nga taksapaguesit e varfër shqiptarë. Raste që duhen me patjetër të ndërpriten, e të ketë transparencë e llogaridhënie për to. Këtë ndërprerje e bën vetëm ligji, i cili duhet të zbatohet në praktikë.







Ligji është shumë i qartë për kriteret dhe kushtet për themelimin e marrëdhënies së punës, ku përjashtim kryesor është konflikti i interesit dhe nepotizmi. Pa plotësimin e kritereve nuk do duhej të bëhej asnjë pranim në administratën e lartë.



Mirëpo, edhe sot e kësaj dite po vazhdon rekrutimi dhe emërimi i njerëzve, jo sipas normave juridike dhe profesionale, por mbi baza të nepotizmit familjar dhe farefisnor. Duke u shpërfillur profesionalizmi ka ardhur në shprehje nepotizmi, natyrisht i ndihmuar edhe nga interesi material, permes shperdorimit te detyres etj.



Organet e drejtësisë si dhe ato ligjzbatuese duhet ta kenë prioritet luftën ndaj korrupsionit dhe luftën ndaj nipotizmit në administratën publike, për t’i dhënë mundësinë mijëra e mijëra të rinjve e të rejave të diplomuar dhe ekselentë, por që nuk janë familjarë, faresfis dhe të njohur të disa prej atyre që kanë në dorë postet. Emërimi dhe punësimi sipas meritës dhe ligjit, është prioritet kombëtar sot.

Reformimi i adminiatratës, kontrolli i detajuar për emërimet e paligjshme, flagrante dhe nepotike, mund të nxjerrin në dritën e diellit skandale dhe shkelje me dashje e ligjit për konfliktin e interesit, si dhe nepotizëm në nivele banale, në dëm të shtetit, shoqërisë tonë dhe normalisht dinjitetit njerëzor.

Aty ku ka nepotizëm, ka korrupsion, shpërdorim detyre dhe shpërdorim i parave publike si dhe cenim të së drejtës legjitime të punësimit dhe konkurimit të qytetarëve shqiptarë sipas ligjit në fuqi.

Siç e tha edhe Kryeministri, për një reformim të thellë të administratës, të fillohet puna nga nepotizmi që është shndërruar në kancer të administratës publike. Luten organet ligjzbatuese dhe ILDKPI e të tjerë, për marrjen e masave dhe dhënien fund të këtyre praktikave mesjetare.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas