fbpx

Aktualitet

Merkato, Inter shënjestron yllin e Napolit





               Publikuar në : 18:05 - 18/11/19 |
mapo.al

Inter është gati të përfitojë nga momenti “JO” në shtëpinë e Napolit. Zikaltërit po tentojnë të përforcohen gjatë merkatos së janarit dhe shikimi është kthyer nga klubi jugor.


Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti nuk po kalon një moment të mirë dhe largimi i protagonistëve shihet si një zgjidhje e ngërçit. Një prej lojtarëve që mund të largohet është Allan. Mesfushori brazilian ka përfunduar në merkato dhe Inter e ka vendosur në krye të dëshirave.



Sipas “Corriere dello Sport”, Allan pëlqehet shumë nga Antonio Conte, që shikon te 28-vjeçari njeriun ideal dhe një alternativë komode për mesfushën. Ky repart shihet nga Conte si ai më difektozi dhe jo më kot ka kërkuar shërbime të lojtarëve si Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic.



Etiketa: , , , , , , , , ,

Pas