Aktualitet

15 vite Kancelare – Ja ç’thonë për personalitetin më të madh politik në Europë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:58 - 22/11/20 |
mapo.al

Urime, por jo vetëm, mbërritën sot për Angela Merkel, në 15-vjetorin e saj si kancelare.


Gazeta franceze “Le Parisien” e shfrytëzoi përvjetorin si një mundësi për të intervistuar politikanë me të cilët Merkel ka mbajtur konsultime dhe negociata gjatë gjithë karrierës së saj.


“Ajo është deri tani personaliteti më i madh politik në Evropë”, tha ish-ministri i Jashtëm francez Bernard Kouchner.



“Merkel është një grua që di të jetë e fortë, por kurrë e vështirë”, theksoi ai.


“Merkel është shumë e vërtetë, një shembull i cilësisë gjermane”, kujton Jean-Marc Ayrault, i cili ishte kryeministri i Francës nga 2012 në 2014.


“Ajo gjithashtu mund të jetë e bezdisshme, sepse ndonjëherë është shumë e ngadaltë, jo shumë e tronditur”, shtoi ai.

Politikanët e tjerë francezë gjithashtu e përshkruan kancelaren gjermane si dikë që merr kohë për vendime të rëndësishme.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, uroi përmes Twitter dhe shkroi se “kancelarja Merkel ndërmori hapa vendimtar për ta bërë Europën më të fortë në kohë sfiduese dhe është sot një nga udhëheqësit më të respektuar në botë”.

Në tetor 2018, udhëheqësja e demokristianëve në pushtet në Gjermani (CDU) njoftoi se nuk dëshironte të kandidonte përsëri në zgjedhjet federale 2021.

Në dhjetor 2018, Annegret Kramp-Karrenbauer, një kryeministre landi, u zgjodh si pasardhësja e saj në krye të CDU.

Alternativa e krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD) në konferencat e saj, thotë shpesh se: “Merkel duhet të ikë!”.

“Duroni njerëz, edhe një vit ka mbetur”, shkroi ligjvënësja e AfD, Joana Cotar.

Angela Merkel lindi më 17 korrik 1954, në Hamburg të Gjermanisë Perëndimore. Por ajo u rrit dhe u arsimua në Gjemaninë lindore. Më 1957 familja e saj u transferua përsëri në Templin, ku Merkel mbaroi shkollën e mesme në 1973. Më vonë atë vit, shkoi në Leipzig për të studiuar fizikë në Universitetin Karl Marx (tani Universiteti i Leipzig). Ajo u doktorua në Fizike dhe në pas rënies të Murit të Berlinit u aktivizua ne politikë.

Me poshtë mund të gjeni profil të jetës dhe karrierës së saj:


Etiketa: ,

Pas