Aktualitet

Merkel: Gjermania dhuron tre milionë doza vaksine për Ballkanin Perëndimor














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:06 - 05/07/21 |
mapo.al

Kancelarja gjermane Angela Merkel, pas një takimi virtual me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit ka bërë të ditur se Gjermania do të ndajë tre milionë doza të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor






Ballkani Perëndimor përbëhet nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.


Merkel po ashtu ka theksuar se ekzistojnë një sërë problemesh mes Kosovës dhe Serbisë, por se një bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit është i nevojshëm për anëtarësim në Bashkimin Europian.







Bashkëpunimi për një treg të përbashkët rajonal dhe njohja e diplomave, ka shtuar Merkel, është një çështje që nuk është arritur ende, por, siç ka thënë pritet që shpejt të ndodhë një gjë e tillë.



Eliminimi i tarifave për shërbimet e roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor, Merkel e ka theksuar si një arritje mes këtyre shteteve.

Lexo edhe :  Nga takimi me Ramën te konferenca, Merkel mbërrin në Tiranë nesër paradite


Eliminimi i tërësishëm i tarifave, ka nisur të zbatohet më 1 korrik 2021. Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Procesi i Berlinit, një iniciativë diplomatike e kancelares gjermane, Angela Merkel, filloi në vitin 2014, me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor, si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas