Aktualitet

Merkel: Gjermania rrezikon të ketë mbi 19 mijë raste ditore me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:31 - 28/09/20 |
mapo.al

Kancelarja Angela Merkel paralajmëroi se Gjermania rrezikon të ketë mbi 19 mijë raste ditore me COVID-19.


“Nëse vazhdojmë kështu, me këtë trend, atëherë do të kemi 19,200 infeksione në ditë”, paralajmëroi Angela Merkel.


Ajo tha se duhet të merren masa kundër pikave të nxehta lokale, përndryshe Gjermania do të kishte numra si vendet e tjera evropiane deri në Krishtlindje, raporton Deutschewelle.
Merkel tha se numri i infeksioneve në Evropë është shumë shqetësues dhe se është e nevojshme të bëjmë gjithçka që ta parandalojmë rritjen eksponenciale.


Kancelarja theksoi se është e nevojshme të përcaktohen përparësitë dhe se ekonomia duhet të vazhdojë të funksionojë, shkollat dhe kopshtet duhet të qëndrojnë të hapura, por që futbolli është diçka dytësor.


Ajo kritikoi gjithashtu autoritetet lokale, veçanërisht qeverinë e provincës së Berlinit, duke thënë se “diçka më në fund duhet të bëhet në atë qytet”.


Gjermania deri më tani ka raportuar 286 mijë raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 9534 persona.


Etiketa: , ,

Pas