Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka vendosur të mbyllë llogarinë e saj në Facebook.
Edhe pse ka 2.5 milionë ndjekës në rrjetin social, Merkel lajmëroi të premten me anë të një video se do të heqë dorë nga Facebook.
Disa media thonë se ky është një sinjal se ajo po futet në fazën e fundit të karrierës politike.
Në videon e fundit, Merkel falenderon ndjekësit e saj për mbështetjen. “Ju e dini që nuk jam më kryetarja e CDU, prandaj po mbyll faqen time,” tha ajo.
Merkel nuk postonte shumë mesazhe në faqen e saj. Nga ana tjetër ajo nuk ka një faqe në Twitter.
Me rastin e lajmërimit nga Merkel, CNN publikon edhe një studim të bërë nga shkencëtarët e dy prej universiteteve më të njohur në SHBA, ‘New York University’ dhe ‘Stanford’.
Sipas studimit, të çaktivizosh llogarinë në Facebook të bën mirë për shëndetin mendor.
Megjithatë studiuesit thonë se pavarësisht se do jeni më të lumtur, do jeni më pak të informuar.