Keq të jesh mirë me politikanët më të fuqishëm në Europë, keq të mos jesh mirë.
Qindra njerëz vërshuan në portin e Vlorës duke tentuar që të shkojnë në Gjermani.
Lajmi alarmoi Ministrinë e Brendshme dhe Ambasadën Gjermane.
Por çfarë e provokoi këtë vërshim?
Mësohte se si virus ka nisur të qarkullojë një thashethem se Kryeministrit Edi Rama i është premtuar nga kancelarja Angela Merkel se do jepet azil për shqiptarët.
“Gjermania i ka dyert e hapura për shqiptarët. Deri më 24 dhjetor të gjithë mund të përfitojnë”.
Kjo ishte fjalia që u përhap në zonën e Vlorës dhe Fierit.
Megjithatë, pavarësisht këtij mashtrimi, e vërteta e hidhur është se numri i azilkërkuesve nga Shqipëria po shtohet ndjeshëm.
BIRN thekson se sipas të dhënave të zyrës statistikore të Bashkimit Europian, Eurostat, nga janari deri nëntor të këtij viti, mbi 13,500 qytetarë shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian, shifër kjo që është shumëfishuar gjatë katër viteve të fundit.
Sipas të dhënave, kërkesat e reja për azil nga Shqipëria u rritën nga 2,860 në vitin 2011, viti i parë i liberalizimit të vizave, në 13,540 këtë vit. Në 2012 numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE ishte 7500 dhe në 2013 arriti në 11,000 vetë.
Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, vendet anëtare të Bashkimit Europian morën 10,410 vendime mbi kërkesat e shqiptarëve për azil, nga të cilat, 9695 qenë vendime refuzimi dhe 715 qenë vendime për dhënien e statusit të azilantit.
Shumica e shqiptarëve që kanë kërkuar azil i janë drejtuar Gjermanisë dhe Francës, por një numër jo i vogël kanë synuar gjithashtu Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Në të gjitha këto vende, numri i emigrantëve që kanë regjistruar kërkesë për statusin e azilantit, si një mënyrë për të fituar leje të rregull qëndrimi dhe pune, është shumëfishuar.
Por numri i azilkërkuesve në Francë mësohet se ka rënë me mbi dy herë këtë vit në krahasim me vitin 2013, numri i azilkërkuesit në Gjermani është shtuar me mbi pesë herë.
Po une qe jam ne gjakmarrje, si mund t’ja bej? Jam ne rrezik, kush me ndihmon me ndonje informacion