Aktualitet

Merkel vendos rihapjen e parqeve dhe disa aktiviteteve të tjera në Gjermani: Kur rinisin fluturimet ajrore





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:32 - 01/05/20 |
mapo.al

Gjermania do të lejojë që parqet e lojërave, kopshtet zoologjike, muzetë dhe kishat të rihapen, por me kusht ruajtjen e kufizimeve nga personat që do t’i vizitojnë.


Restorantet dhe ambientet e kujdesit ditor nuk janë shqyrtuar për hapje në këtë moment, tha kancelarja Angela Merkel të enjten pas takimit me kryeministrat e landeve gjermane, shkruajnë mediet e huaja.


Merkel ka deklaruar se lëvizje më të mëdha për të lehtësuar bllokimin e vendit do të vlerësohen në një mbledhje më 6 maj, kur politikëbërësit do të kenë të dhëna më të besueshme për efektet e hapave fillestarë që filluan në 20 Prill.


“Çështja nëse mund të udhëtoni në Evropë nuk është në rendin e ditës”, tha Merkel. “Ne kemi arritur shumë gjatë javëve të fundit, por për sa kohë që nuk ka vaksinë apo trajtim, është e domosdoshme të jemi të kujdesshëm”.



Etiketa:

Pas