Aktualitet

Merkelit mezi i hapet dera e makinës, Rama harron “rregullin” dhe i zgjat dorën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:45 - 14/09/21 |
mapo.al

Kancelarja Gjermane Angela Merkel mbërriti sot në Tiranë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama ndërsa më vonë do të takohet me liderët e tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.






Ndërsa kjo vizitë vjen në një moment që e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit dhe masat kufizuese të imponuara prej kësaj situate.


Ajo që ra në sy gjatë mbërritjes së Kancelares gjermane ishte se as Merkel, as Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë shqiptarë dhe të huaj nuk mbanin maska, por u përpoqën të ruajnë distancën fizike mes tyre.







Në aeroportin e Rinasit u pa se maskat i mbanin badigardët dhe disa persona të tjerë që kujdeseshin për sigurinë e personaliteteve të larta.



<
>
4d95ebaf-50be-4bf4-b306-996eaa21b6e0 e501cd03-f245-4c40-b81e-6541e71bd407 c33150cd-5a71-4494-a068-e5e24640cb17

Ndërkohë duket se rëndësia e madhe që ka vizita e Kancelares gjermane në kryeqytetin shqiptar bëri edhe kryeministrin Edi Rama të “harronte” për një moment protokollin e masave që duhen zbatuar për shkak të Covid-19.

Lexo edhe :  "Danke Angela" - Rama i jep medalje mirënjohje kancelares gjermane


Ndërsa e priti Kancelaren në ambientet e Pallatit të Brigadave, Rama iu drejtua Merkelit duke i zgjatur dorën. Por ishte Kancelarja gjermane ajo që i kujtoi “rregullin” dhe e përshëndeti me grusht.

Një tjetër moment i sikletshëm që fiksuan kamerat në Pallatin e Brigadave, ishte edhe vështirësia e badigardit për të hapur derën e pasme të mjetit ku ndodhej Angela Merkel.

Në video mund të shihni momentet kur badigardi mundohet disa herë për ta hapur derën e makinës, derisa më në fund ia del.

Pas ceremonisë zyrtare ku u luajtën himnet e të dyja shteteve, ai gjerman dhe më pas ai shqiptar, Merkel dhe Rama nisën një takim kokë më kokë.

<
>
1 2 3
23


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas