Luana Vjollca është komentuar së fundmi nëpër portale se fiton rreth 5 mijë euro në natë për një koncert, që zakonisht i zhvillon në lokalet e Tiranës, Kosovës dhe diasporës. Sot, Luana ka reaguar ndaj këtyre komenteve me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke lënë të kuptohet se realisht kjo është shuma me të cilën paguhet.
“Puna jote e madhe do të paguhet. Njerëzit e duhur do të shfaqen. Ëndrrat e tua do të bëhen realitet”-ka shkruar moderatorja, teksa ka bërë me dije se kjo është gjithashtu motoja e jetës.
Luana Vjollca po menaxhohet prej disa kohësh nga Krenar Çoçaj, i cili është njëkohësisht edhe i dashuri i saj. Ndonëse asnjëra nga palët nuk ka preferuar të flasë rreth lidhjes së dashurisë, afrimiteti i tyre është konfirmuar përmes fotografive të shpërndara në rrjet.