Fier – Banesa në katin e parë të një pallati në lagjen “8 Shkurti”, është përfshirë mëngjesin e sotëm nga flakët.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shtëpia ndodhet në pronësi të të identifikuarit me iniciale Ll.Xh., 76 vjeç.
Sipas bluve, shkak i zjarrit është bërë një qiri i ndezur. Për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shërbimet e policisë po vijojnë punën.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 09:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Ll. Xh., 76 vjeç, si pasojë e një qiriu të ndezur, ka marëë flakë tapeti dhe janë djegur disa orendi. Nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Etiketa: Fier, merr flake banesa, qiri i ndezur