Tiranë – Një banesë në katin e tretë të një pallati në zonën e Freskut, është përfshirë mesditën e sotme nga flakët. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
I gjithë pallati është rrethuar nga tymi, duke krijuar panik te banorët. Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.
Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.01.2021, rreth orës 11:30, në rrugën e Teleferikut, në Dajt, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F.S., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
1
Etiketa: tirane, Video, zjarr ne banese