Aktualitet

“Merr frymë dhe fryji”, shoferi i dehur i bën ‘rezistencë’ policisë. 6 në pranga, mes tyre një femër








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:38 - 12/04/18 |
mapo.al

Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar gjatë natës kontrolle intensive në të gjitha rrugët e kryeqytet për parandalimin e aksidenteve rrugore.



Kështu në këtë aksion u arrestuan 6 drejtues mjetesh, pasi drejtonin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi ndër këta edhe një drejtuese femër.


Në një video që ka publikuar Policia e Shtetit në faqen e saj zyrtare në ‘Facebok’ mes personave të arrestuar, njëri nga shoferët ka refuzuar që të bënte disa herë testin e alkoolit.



“Të lutem zotëri, merr frymë dhe fryji, provoje. Mos e hiqni nga goja tubin”, iu drejtua disa herë punonjësi i policisë shoferit, ndërsa ky i fundit theksoi se; ‘nuk e hoqa nga goja’.




Etiketa: , , ,

Pas