Teknologji

Merr fund ‘Google Plus’




               Publikuar në : 12:13 - 06/04/19 |
mapo.al

Google Plus, në treg që prej vitit 2011, ka mbyllur dyert e tij. Në fakt Google i kishte njoftuar përdoruesit për të ruajtur fotot, videot dhe faqet e arkivuara, të cilat që prej fillimit të 2 prillit do të fshiheshin.


Për të kërkuar arkivin që përmban të dhënat e tua në Google Plus, shkohet te faqja ”Doënload your data”, pastaj zgjidhen arkivat që dëshirohen të ruhen dhe klikohet për në hapin tjetër.

Duhet të zgjidhet metoda për dorëzimin e arkivave të shkarkuara dhe përzgjedhja e zgjerimit dhe madhësisë së arkivave që duhet të shkarkohen.

Në këtë pikë mund të fillohet me rikuperimin e të dhënave. Kur përmbajtja është gati për shkarkim, përdoruesi do të marrë një email me skedarët e kërkuar.

Gjithashtu mund të fshihet edhe profili juaj: pasi të keni akses, thjesht klikoni në ikonën e mbeturinave pranë profilit të Google Plus dhe konfirmoni opsionin ”Fshij Google Plus” në dritaren e informacionit që shfaqet.


Etiketa: ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas