Aktualitet

Merr fund makthi, dy vajzat shqiptare në Gjermani shpëtohen me helikopter














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:03 - 16/07/21 |
mapo.al

Dy motrat shqiptare kanë arritur të shpëtojnë nga përmbytjet katastrofike, që kanë pushtuar Gjermaninë ditët e fundit.






Bëhet fjalë për Laureta dhe Altuna Hyseni.


Mediet e huaja raportojnë se babai i vajzave, Shefik Hyseni për orë të tëra nuk e dinte nëse vajzat e tij i kishin mbijetuar përmbytjeve.







Shefik Hyseni thotë për Bild:



“Të mërkurën në mbrëmje vajzat më morën në telefon dhe më thanë se uji kishte mbuluar katin e parë!”



46-vjeçari u nis menjëherë drejt shtëpisë, për të shpëtuar vajzat, por situata ishte shumë e vështirë, prania e ujit e bëri të pamundur hyrjen e tij në banesë.

Pak më vonë, falë ndërhyrjes nga ajri të helikopterit dy motrat shqiptare arritën të shpëtojnë.

Ne vetëm kemi qarë. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka shpëtuar nga shtëpia”, thotë 46 vjeçari.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas