ShowBizz

Merr fund ‘sherri’ mes Ledri Vulës dhe Shaolin Gang





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:07 - 03/07/20 |
mapo.al

Sherri midis Ledri Vulës dhe ShaolinGang (Blunt dhe Real 1) ka marrë fund. Vula ishte i ftuar në emisionin “NIN” gjatë të cilit ka folur rreth këtij debati, duke thënë se nuk ka konflikt me Blunt dhe Real.


Unë nuk kam ‘beef’ me Bluntin dhe Zhitën (Real 1), bile përkundrazi i kam shumë simpatik dytë”, tha Ledri teksa u pyet se kur do të përfundojë ky debat mes tyre.


Pas kësaj deklarate ka reaguar Real 1, i cili ka publikuar një video në llogarinë zyrtare të ShaolinGang në InstaStory, ku ka sqaruar se konfikti mes dy palëve tashmë është i mbaruar.


Mas kësaj interviste që ke fol në Klan, ‘beef’-i u kry babo, më nuk kemi send. Qysh kena dalë edhe të kena sha publikisht, edhe tash po dal edhe po të them ka përfundu, u kry babo”, ka thënë Real 1 në InstaStory.


Ledri dhe DJ Blunt e Real 1 dikur kanë qenë shumë miq të mirë dhe kanë realizuar edhe një bashkëpunim në vitin 2014, të titulluar “Nëse m’don ti”.

 

 

 

 

View this post on Instagram

 

m’Don Juan

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas