Është marrë në mbrojtje Guvernatori i Lombardisë Attilio Fontana, pas kërcënimeve për vdekje që i janë bërë ditët e fundit
Me urdhër të Prokurorisë së Varese, guvernatori i është vendosur një truproje dhe një automjet i blinduar.
Në qytetin e Milanos janë shfaqur murale që akuzojnë Guvernatorin e Lombardisë si vrasës i viktimave nga Covid-19 në këtë territor.
Muralet janë firmosur nga CARC, Komiteti i Mbrojtjes së Rezistencës për Komunizmin.
Gjithashtu në rrjetet sociale janë shtuar kërcënimet ndaj tij që e etiketojnë si fajtorin kryesor të numrit të lartë të vdekjeve në Lombardi.
Prokuroria e Varezes ka verifikuar një klimë ndezëse tensionuese dhe në ambientet e punës pranë Guvernatorit, duke u detyruar të marrë një vendim të tillë, pra vendosjen e një mase sigurie të nivelit të katërt, me 1 automjet të blinduar dhe truprojë 24 orë në ditë.
Prokuroria e Varezes ka nisur një proces hetimor mbi kërcënimet me jetë ndaj drejtuesit më të lartë të qeverisjes lokale në Lombardi.
Në Lombardi numri i personave viktimave nga Covid 19 ka arritur në 15 896 dhe 87 417 janë të infektuar deri më sot.