Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin për ndeshjen Juventus-Napoli.
Juventusi ka fituar në tavolinë me rezultatin 3-0, teksa përveç humbjes Napolit i është zbritur edhe 1 pikë nga renditja në Serinë A.
Vendimi ka ardhur pasi skuadra e Napolit nuk ka ndjekur protokollin kundër Covid-19, duke bërë që ndeshja të anulohet dhe nuk udhëtoi drejt Torinos, pas një vendimi të autoriteteve shëndetësore.
Ky vendim pritet të sjellë polemika në Itali, me Napolin që do ta apelojë, pasi ishte Ministria e Shëndetësisë e cila nuk e lejoi të udhëtonte, për shkak se 3 lojtarë rezultuan me koronavirus.