Miliona futbolldashës po presin me padurim fillimin e Botërorit i cili do të ngrejë siparin më 14 qershor. Jemi ekzaktësisht edhe 48 ditë larg, por prej kohësh janë mësuar datat dhe oraret e ndeshjeve të grupeve.
Nëse keni ndërmend të mos humbisni asnjë sfidë atëherë do iu sugjerojmë që 16 qershorin, ditën e shtunë, ta bëni pushim.
Në këtë datë janë të përcaktuara për t’u zhvilluar katër sfida: Francë vs Australia, Argjentina vs Island, Peru vs Denimark dhe Kroacia vs Nigeria.
Ndeshja e parë do të luhet në orën 11 paradite, ndeshja e dytë në orën 1 të drekës, ndeshja e tretë në 4 padite dhe e katërta në 7 pasdite.
Kaq sa i përket kësaj date por në ditë të veçanta do të bënit mirë të keni 2 televizorë në dhomë, pasi do të luhen 2 ndeshje në të njëjtën fashë orari.