Për të gjithë tifozët, këto dy ditë që nuk ka ndeshje botërori, ditët e nxehta të verës bëhen më të mërzitshme. Falë “RTSH”, shqiptarët kanë mundur që t’i shohin të gjitha takimet dhe disa emisione para dhe pas ndeshjeve.
Tre nga gazetaret më të njohura të “RTSH Sport”, janë Pejana Elezi, Trevisa Tufa dhe Sabina Mete, të cilat kanë përfituar nga ky pushim 2 ditor, për të shijuar pushime në bregdet.
Nëpërmjet fotove të ndryshme dhe videove të postuara në rrjetet sociale, tre bukuroshet e “RTSH Sport” kanë treguar edhe një herë se dinë të jenë në qendër të vëmendjes… edhe jashtë fushës së blertë.