Thursday, June 30, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Mes emrave dhe kritereve/ Pse nuk ka ende një kandidat për president?

by us er1
13/05/2022
in Aktualitet, Kryesore
0

Ditën e hënë është caktuar të mbahet raundi i parë i votimit të kandidatit për president. Për këtë arsye, palët kanë nisur konsultimet për të gjetur gjuhën e përbashkët në zgjedhjen e kreut të shtetit, por ende nuk kanë arritur në një konkluzion final, që i hap rrugë propozimit të një emri.

Përfaqësuesit e mazhorancës, me në krye drejtuesin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nisi sot konsultimet me palët politike. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, iu përgjigjën ftesës së tij, ndërsa kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj nuk mori pjesë.

Në përfundim të takimeve, palët u prononcuan për mediat, duke treguar qëndrimet e tyre mbi këtë proces. Më i hapur dhe më pozitiv ndaj konsultimeve, ishte Shpëtim Idrizi, i cili tha se partia e tij po mban përgjegjësi për këtë proces të rëndësishëm, dhe theksoi se partia e tij do të vazhdojë, pavarësisht qëndrimit të PD-së.

Patëm një dakordësi me përfaqësuesit e PS-së që ka ardhur koha të flasim me emra konkretë. Duhet t’i japim shqiptarëve një President me peshë publike sepse politika shqiptare krijon shumë kriza”, tha Idrizi.

Më i kushtëzuar në qëndrim ka qenë Fatmir Mediu, i cili tha se partia e tij mund të vetëpërjashtohet nga procesi, nëse opozita nuk del me një qëndrim opozitar.

“Për mua të gjithë deputetët ashtu siç e përcakton opozita janë të detyruar të marrin pjesë në këtë proces. Unë nuk shoh të ketë një kandidat për ditën e hënë. E shikoj absurde që politika të përjashtojë politikën. Ka figura politike të rëndësishme politike në vend”, tha Mediu, duke shtuar se të hënën nuk beson se do të ketë ndonjë kandidat.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se bisedimet do të vijojnë në orët në vazhdim/ Sipas tij, palët kanë shprehur disponibilitetin për të ardhur me një emër konkret.

“Mediu na informoi për një qasje për të ardhur me një emër ose disa emra konkret nga opozita për një përpjekje që po bën Mediu. Vijoj të shpresoj që të ketë një vendimmarrje për të ardhur dhe ata në tryezën e diskutimeve. Disponibiliteti është për t’i dhënë një president të të gjithë shqiptarëve, por ka disa afate, nuk kemi më mundësi të shtyjmë afatet. Me 16 është afati i parë ndërsa afati i fundit është data 23 maj”, tha Balla, teksa shtoi se PS nuk e ka ende një emër.

Por çfarë po ndodh me PD-në? Kryetari i grupit parlamentar i kësaj partie, Enkelejd Alibeaj, ka folur për mediat, mbi arsyen pse nuk mori pjesë në takimin e thirrur nga Balla. Sipas tij, nuk duhet të vrapohet pas emrave, ndërkohë që nuk janë caktuar ende kriteret për zgjedhjen e tij.

“Ne kemi propozuar kritere sepse kemi detyrim, jo mes palëve politike, nuk duhet të jetë kështu, por një president që të dalë në sy të shqiptarëve. Ju i dini kriteret, njëri është që presidenti duhet të jetë antikomunist. Është vendosur një kriter për mosaktivizimin politik në 5 vitet e fundit, por nuk është i shkruar në gur”, tha Alibeaj.

Ai sqaroi se nga konsultimet që ka bërë me përfaqësues të tjerë të opozitës, Fatmir Mediut dhe Mesila Dodës, dhe sipas tij, ata qëndrojnë të kriteret. Alibeaj ka theksuar se procesi duhet të jetë transparent dhe pret qëndrimin e mazhorancës për këtë çështje.

Nga ana tjetër edhe Komisioni i Rithemelimit po tenton të përqaset në këtë proces. Ata kanë zgjedhur dy negociatore, Luçiano Boçin dhe Oerd Bylykbashin, të cilët do të konsultohen me partitë e tjera opozitare për presidentin e ri.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëzuar kriteret e paraqitura nga Alibeaj, pasi sipas tij presidenti nuk mund të jetë apolitik, sepse edhe nuk është ekzekutiv, ai mbetet ne një post politik./Liberale.al

Tags: kandidatpartitë politikePresidentTaulant Balla

JU SUGJEROJME

SHIFRA E DITËS: 7 mijë pasagjerë me tren dhe 1.6 milion me avion për 2022, jo ‘më kot’ shqiptarët të vetmit në Europë që ndërtojnë aeroporte para hekurudhave
Ekonomi

SHIFRA E DITËS: 7 mijë pasagjerë me tren dhe 1.6 milion me avion për 2022, jo ‘më kot’ shqiptarët të vetmit në Europë që ndërtojnë aeroporte para hekurudhave

29/06/2022
Rriten pagesat për efektivët që shërbejnë larg vendbanimit, ja sa do të paguhen nga korriku
Aktualitet

Rriten pagesat për efektivët që shërbejnë larg vendbanimit, ja sa do të paguhen nga korriku

29/06/2022
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset një person
Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset një person

29/06/2022
Elbasan/ Kush janë 6 të arrestuarit e zgjedhjeve të 25 prillit, dy në kërkim
Aktualitet

Elbasan/ Kush janë 6 të arrestuarit e zgjedhjeve të 25 prillit, dy në kërkim

29/06/2022
Next Post
Turistë rusë në brigjet shqiptare? Berisha: Rama po mban qëndrim të dyfishtë

Turistë rusë në brigjet shqiptare? Berisha: Rama po mban qëndrim të dyfishtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • SHIFRA E DITËS: 7 mijë pasagjerë me tren dhe 1.6 milion me avion për 2022, jo ‘më kot’ shqiptarët të vetmit në Europë që ndërtojnë aeroporte para hekurudhave
  • Konfirmohet skuadra që Griezmann do të luaj sezonin e ardhshëm
  • Këngëtari i njohur dënohet me 30 vite burg
  • Rriten pagesat për efektivët që shërbejnë larg vendbanimit, ja sa do të paguhen nga korriku
  • Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset një person



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In